Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një bilardoje në rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Sipas policisë së kryeqytetit mësohet se dy persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar të riun teksa ai ka dalë nga bilardoja dhe më pas janë larguar. Mënjëherë uniformat blu të Tiranës kanë nisur hetimet, nga të cilat ka rezultuar se Fuga ishte person me precedent penal dhe se nuk ishte i pa njohur për policinë. Burimet më tej saktësojnë se Arlind Fuga, ishte miku i ngushtë i një prej personave të skeduar tashmë nga drejtësia dhe pista kryesore e hetimeve është pikërisht aktiviteti i tij i mëparshëm kriminal si dhe lidhjet edhe me persona të tjerë të skeduar nga policia. Por jo vetëm kaq ekspertë të Drejtorisë së Policisë kanë këqyrur edhe vendin e ngjarjes, si dhe kanë marrë edhe dëshmitë e para nga personat që kanë qenë në momentin që është qëlluar Arlind Fuga. Por gjithsesi uniformat blu kanë ngritur pistat, për të arritur më pas në zbardhjen e ngjarjes, duke nisur që nga pista e larje hesapesh mes grupeve kriminale, e deri te pista për motive të dobëta apo edhe një grindje e castit ne bilardon ku 34-vjecari qëndronte para se të qëllohej per vdekje.