Home Aktualitet Floriana Garo: “Pushimet nuk me shijojne kur jam pa Tedin”

Floriana Garo: “Pushimet nuk me shijojne kur jam pa Tedin”

842
0

floriana-garo-tediFloriana Garo është padyshim “Jo vetëm e bukur”. Që nga fillimet e saj e deri më sot, bukuroshja e ekranit tonë ka treguar se di të bëjë gjithçka. Një emision të vetin, modeling, spote publicitare, prezantuese e festivalit të fundvitit dhe shumë projekte të tjera i janë besuar tashmë Florianës. Përveçse vajza e motit, Floriana është edhe shoqëruesja e teleshikuesve të shtunave në mbrëmje me emisionin “Jo vetëm modë”. Por si e përcjell ajo tek publiku këtë format? “Përpiqem të sjell më të bukurën e Tiranës dhe Shqipërisë”, shprehet Garo për emisionin e saj, të cilin ndër të tjera e vlerëson si një format që kuptohet më mirë nga elita. Një pasion i madh i moderatores janë edhe udhëtimet. Të gjitha pushimet tashmë për të janë në çift, pasi pa Tedin, partnerin e saj asgjë nuk i shijon më. Në këtë intervistë për “Summer Pages”, iu ftojmë të zbuloni me Florianën qytetet më të veçanta ku ka qenë, ushqimet më të çuditshme që ka provuar, si dhe vendet më të shtrenjta që ka vizituar.
Një sezon i gjatë tek “Jo vetëm modë” si do ta përkufizonit ju si moderatore, të suksesshëm?
Sigurisht. Ky sezon i dytë vërtet e ka konsoliduar emisionin dhe e ka bërë një emër të njohur për të gjithë. Kemi prezantuar për publikun tema mjaft interesante dhe argëtuese. Ndër më të pëlqyerat kanë qenë, turi i një jahti luksoz, turi i pallatit presidencial, bizhuteritë e dashurisë, dhe nga profilet janë pëlqyer shumë Ami dhe Ermali dhe Lorik Cana.

floriana-garro

A ka ndryshuar diçka tek emisioni juaj që nga dita që e keni nisur?
Formati është i njëjtë me sezonin e kaluar dhe i tillë do të vazhdojë, por jemi munduar që të përfshijmë më shumë kronika shqiptare pasi ato preferohen më shumë nga publiku ynë. “Jo vetëm modë” është patentë e blerë nga “Non Solo Moda” e Mediaset-it. Një pjesë të materialeve ne na vijnë nga Italia. Krahas kësaj, na vijnë lajme nga showbiz-i botëror, ndërkohë që unë dhe stafi im përgatisim rubrikën shqiptare, e cila është kryesisht kulturore dhe “lifestyle”.

A mendoni se “Jo vetëm modë” i dedikohet një publiku më elitar, pra nuk është një show për masën?
Mendoj se kuptohet më mirë nga një publik elitar, por edhe masa e pëlqen shumë dhe e konsideron mjaft informues, edukues dhe argëtues. Në televizionet tona mungonte një emision i tillë për të bukurën që ka si qellim t’i kultivojë dhe rafinojë shijet e publikut.

Për çfarë nuk do të flitet kurrë në emisionin tuaj?
Për politikë dhe probleme sociale. Emisioni ka një format që trajton vetëm gjëra të bukura dhe duhet të jetë një formë anti-stresi për ata që e ndjekin. Ne shfaqim më të mirat e më të mirave. Mediokriteti nuk është pjesë e emisionit. Megjithatë, unë dhe Bert Dumani jemi munduar që të përfshijmë disa evente bamirësie në emision për ta edukuar dhe nxitur disi publikun të përfshihet më shumë në kauza humanitare. Gjatë minutazhit të “Jo vetëm modë” na prezantoni një pjesë tjetër të Tiranës, thuajse atë perfekten, a është vërtet e tillë Tirana, a është Tirana vetëm Blloku? Ne prezantojmë pjesën më të bukur të Tiranës dhe të çdo vendi tjetër në Shqipëri ose në Botë. Nuk e mohoj që Bota nuk është vetëm e tillë, por ne këtë kemi zgjedhur të shfaqim. Edhe ata që nuk kanë mundësi të prekin shumë gjëra që shfaqen në emision, pëlqejnë shumë ti shohin dhe të dinë për to.

Konsideroheni një nga femrat më të bukura shqiptare, a keni qenë e tillë edhe e vogël?
Jo. E vogël kam qenë fare e zakonshme. Flokët mami m’i priste shkurt si djalë, luaja në rrugë gjatë gjithë kohës, dhe vetëm vritesha e bëhesha pis. Nuk isha fare vajza e përkëdhelur, që mund të jap përshtypjen se kam qenë.

Si iu duken sot fëmijët shqiptarë në krahasim me vitet e mëparshme? A i prek vërtet aq shumë teknologjia?
Po, shumë. Më vjen keq që janë gjatë gjithë kohës brenda duke luajtur në kompjuter. Nuk hanë shëndetshëm, nuk janë aktivë, dhe nuk bëjnë sport. Duhet patjetër të gjejmë një rrugë të mesme. Nga teknologjia nuk largohemi dot, por të gjithë duhet të jemi më shumë aktivë. Shumë femra të famshme shqiptare janë në pritje për t’u bërë nëna, kur do të jetë radha e Florianës?
Mbase brenda 2-3 vjetëve. Tani po shijoj të qenit hallë për herë të parë dhe po kënaqem me nipin tim 11 muajsh. Nuk e diskutoj që ndjesia e të qenit mama nuk do të krahasohet me asgjë tjetër dhe unë do t’i dedikohem plotësisht fëmijës tim.

Një karrierë e suksesshme, një marrëdhënie e shëndetshme, çfarë kërkon tjetër nga jeta Floriana?
Të influencoj pozitivisht të tjerët, të përfshihem në çështje bamirësie, dhe të lë gjurmë me punët e mia.

A është xheloz Tedi që ka në krah një femër kaq të bukur?
Përkundrazi, Tedi ndihet mire kur unë marr vëmendje dhe është i lumtur që është ai i vetmi në krahun tim.

Një bukuroshe që keni marrë pjesë edhe në kompeticionet e bukurisë, a besoni tek këto gara tanimë?
Mendoj se konkurset e bukurisë dhe modelingu janë një trampolinë e mirë për t’u marrë më pas me fusha të tjera si televizioni dhe kinemaja. Funksionon në botë, duhet të funksionojë edhe këtu. Për sa kohë njeriu është i zgjuar dhe di t’i shfrytëzojë mirë mundësitë që i jepen, le të përfshihet në të tilla konkurse.

Për të qenë ‘Miss’ mjafton një fytyrë e bukur?
Mendoj se një ‘Miss’ i mirëfilltë duhet të jetë shumë e bukur në fytyrë dhe në trup, të jetë elegante në sjellje dhe komunikim dhe të ndikojë për mirë tek të tjerët.

A jeni tip që kompleksoheni? Çfarë ju komplekson?
Më kompleksojnë njerëzit negative që merren me thashetheme gjithë kohës.

Si i keni marrëdhëniet me paratë, për çfarë shpenzoni më shumë?
Unë jam racionale, nuk shpenzoj kot. Që e vogël kam ditur t’i menaxhoj shumë mirë paratë e mia dhe vijoj ta bëj këtë. Kur shpenzoj, di çfarë shpenzoj dhe di cilat gjëra vërtet vlejnë.

Veshja më e shtrenjtë që keni në garderobën tuaj?
Çanta ime ‘Chanel’ dhe bizhuteritë.

NË UDHETIM ME FLORIANEN

Adhuroni udhëtimet, kush është vendi më i veçantë që keni vizituar?
Kina. Kaq larg, kaq ndryshe, një botë tjetër, por tejet interesante.

Ushqimi më i çuditshëm që keni provuar?
‘Khuushuur’! Është një gatim tipik mongolez, të cilin e provova gjatë kohës që isha në ‘Miss World’. Janë tip “dumplings” me mish qingji të skuqura shumë. Në fakt nuk më pëlqyen fare dhe kështu nuk kisha pse merakosesha mos shëndoshesha.

Kultura e cilit vend ju ka lënë më shumë mbresa dhe pse?
Padyshim kultura e vendeve rurale në Amerikë, si North Dakota ku unë kam jetuar 3 vjet. M’u desh kohë që të përshtatesha me mënyrën sesi vendasit mendonin dhe i bënin gjërat. Vendet e tjera që kam vizituar kanë qenë kryesisht metropole të populluara nga “citizens of the World” (qytetarë të botës) dhe mjaft të emancipuar.

Pushime buzë detit apo në mal?
Të dyja i shijoj shumë. Më pëlqen të shkoj për ski dhe të shijoj natyrën, por edhe të notoj e të marr rreze.

Pushime single apo në çift?
Në çift. Nuk më shijon më asgjë njësoj kur jam pa Tedin.

Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen tuaj të pushimeve?
Rrobat e banjës. S’i dihet asnjëherë! Edhe kur shkoj për të bërë ski në dimër, i marr me vete sepse mund të më mbushet mendja të
futem në pishinë ose ‘jacuzzi’.

Jeni tip që bëni shopping në vendet që vizitoni apo thjesht përfitoni nga koha e lirë?
Mënyra ime e preferuar për të bërë shopping është online kur jam me nge. Nuk më pëlqen të harxhoj kohën e shtrenjtë të pushimeve duke ardhur vërdallë nëpër qendra tregtare.

Cili ka qenë vendi më i shtrenjtë që keni fjetur dhe sa ka kushtuar?
Në Kinë ka qenë, tek ‘Miss World’, në një hotel me 7 yje në shkretëtirën e Kubuqit. Suita ishte rreth 8.000 euro/ nata. Fatmirësisht
nuk m’u desh ta paguaja vetë.

Qyteti më i shëmtuar që keni qenë ndonjëherë?
S’më vjen në mend. Gjithnjë i shoh me interes qytetet e reja dhe nuk fokusohem tek negativja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here