Home Ekonomi Rruget me pagese, se shpejti vendoset ne kuvend

Rruget me pagese, se shpejti vendoset ne kuvend

649
0

durres-kukesPrej disa vitesh, qeveria shqiptare ka nisur një procedurë për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së autostradës Durrës-Kukës, përfshirë tunelin e Thirës, por kjo duket se do të përfundojë pas shtatorit të këtij viti, duke lejuar turistët kosovarë edhe këtë herë që të udhëtojnë pa pagesë.

Në autostradat kryesore të vendit do të paguhen para për të kaluar. Qeveria nëpërmjet një projektligji që ka depozituar tashmë në Kuvend ka parashikuar që akset kryesore të vendit të kalojnë në koncesion tek kompanitë private, pasi kostot për përballimin e mirëmbajtjes së tyre janë tepër të larta për buxhetin.​Sipas relacionit të projektligjit, aktualisht autostradat janë në kushte të papërshtatshme për qarkullimin e automjeteve dhe kostoja për mirëmbajtjen e tyre është tepër e lartë.

Një nga akset e para, i cili mendohet se do të kalojë me koncesion te privatët, është rruga Durrës-Kukës. Vepra, e cila ka kushtuar mbi 1 miliard euro, përveç se e papërfunduar plotësisht, ka dhe kosto të larta mirëmbajtjeje që, sipas Ministrisë së Financave, shkon në mbi 10 milionë dollarë në vit.

Qeveria kërkon që këtë shërbim t’ia kalojë privatit, ndërkohë që një tjetër aks, që mund të bëhet me pagesë, është edhe ai Tiranë-Elbasan.
“Duke vlerësuar rreziqet e trafikut, del e domosdoshme dhe emergjente marrja e një sërë masave për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e këtyre akseve rrugore, të cilat duhen shoqëruar me masa dhe procedura ligjore të menjëhershme, ku të parashikohet jo vetëm realizimi procedural i dhënies me koncesion të këtyre akseve, por edhe futja e shërbimeve të tjera që i shërbejnë buxhetit të shtetit, siç është vendosja e instalimeve për mbledhjen e tarifave për kalimin e automjeteve në këto akse rrugore.

Situata e krijuar në infrastrukturën rrugore nacionale imponon ndërhyrjen për të zgjidhur në një kohë sa më të shkurtër këtë situatë, duke bërë një përjashtim nga zbatimi i këtij ligji edhe për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale, kur ato paraqesin rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit. Pra, kjo ndërhyrje nuk përfshin të gjitha koncesionet për rrugët, por vetëm ato për raste të veçanta dhe të një rëndësie të madhe për infrastrukturën nacionale rrugore të vendit. Këto raste të veçanta rregullohen me akte nënligjore”, theksohet në relacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here