Terminali i aeroportit “Adem Jashari” ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë dhe kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro. Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për periudhën 20 vjeçare. Kapaciteti i Aeroportit është për 3 milionë e 200 mijë udhëtarë në vit. Në kontratën e koncesionimit ishte paraparë që të bëhen investime dhe të ndërtohej një terminal i ri, që fillimisht ishte përcaktuar të ketë një sipërfaqe prej 27 mijë metra katrorë. Por investitori e ka zgjeruar në 42 mijë metra katrorë. Në hyrje të terminalit është përmendorja e komandantit të UCK-së, Adem Jasharit, emrin e të cilit mban aeroporti. Terminali ka edhe parkingun, ku mund të akomodohen mbi 1 mijë e 700 automjete. Në aeroport është parashikuar dhe një dhomë për lutje.
[portfolio_slideshow id=10888]
shum bukur asht ber mevjen mir cfar rregullimi asht shum bukur une jam nga maqedonia konkretisht nga kumanova ebukur jetoj ne minih te gjermanijes ju pershendes kam fluturu shpesh per prishtin prishtina ebukur por aeroporti ishte shum ivjeer pa kushte si ikahije njeaeroporti ju pershendes tung