Home Aktualitet Tirane, atentat mafioz, plagosen 2 persona

Tirane, atentat mafioz, plagosen 2 persona

520
0

atentatNjë atentat i tipi mafioz është shënuar sot në kryeqytet. Tentativa për vrasjen e një personi është shënuar në orët e vona të së mërkurës në zonën Komuna e Parisit.

News24 mëson se rreth orës 22: 22 minuta, 2 persona me motor tip ‘Scooter’ kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti me targa AA777FH duke plagosur 2 shtetas që ndodheshin në makinë. Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Elvis dhe Ali Doci, njëri prej të cilëvë në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi kanë qëlluar me armë zjarri dy personat me motorr janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së ’21 Dhjetori”.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak ku po marrin ndihmën e nevojshme.

Për zbardhjen e ngjarjes, policia po heton dhe mbi të kaluarën e 2 personave të plagosur.

Sipas policisë, Elvisi Doci 34 vjeç rezulton pronar i një kazinoje dhe dyshohet se atentati sot ka lidhje me ndonjë konflikt të tij të mëparshëm. Kurse Ali Doci është xhaxhai i Elvisit, dhe po udhëtonte me nipin në ato momente të atentatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here