Gazetari i sportit në RTMV2, programi në gjuhën shqipe, Sami Ademi, ka qenë gazetar i vetëm shqiptar i pranishëm në vendin e ngjarjes, në ndeshjen Maqedoni – Çeki, që u zhvillua të enjtën në mbrëmje në Nish, në hendboll. Gazetari Ademi ishte dëshmitar i gjallë i gjithë atyre fyerjeve të tifozëve maqedonas në adresë të shqiptarëve. Në një deklaratë ekskluzive për “Lajm” ai tha: “Ka qenë diçka rrënqethëse për mua, sepse nuk mund t’i besoja as syve, e as veshëve se për çfarë arsye shahen shqiptarët. Gjatë tërë ndeshjes brenda në sallë, jashtë saj dhe në çdo kafiteri ku ishin tifozët maqedonas janë fyer shqiptarët. Pothuajse në çdo pesë minuta është dëgjuar refreni: Neka znaat kletite shqiptari deka makedonsko ime nema da zagine (le ta dinë shqiptarët e mallkuar se emri maqedonas asnjëherë nuk do të humbet)”, tha gazetari i mirënjohur sportiv Ademi.
E vertet esht se kta kur bahen bashk me shkije ju fryn fllad se ne kohen Luftes ne Maqedoni u pa shum mir se qfar trima jan Maqedont !!! Po per mes mi rreh shkijet kta tuca na shajn neve