Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e mbrëmjes në kryeqytet, ku një cift bashkëshortësh u gjet i vrarë, në banesën e tyre, në zonën pranë Gardës së Republikës. Policia ka mbërritur në vendngjarje pas njoftimit të komshinjve, të cilët kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit. Sipas hetimeve të para, mësohet se Panajot Proshka ka vrarë bashkëshorten e tij, Merita Proshka dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Viktimat, të moshës 50 dhe 48 vjeç, janë gjetur në apartamentin e tyre nga djali i ciftit, i cili i ka gjetur prindërit e pajetë në dhomën e gjumit.
Bashkëshortët kanë qënë vetëm në banesë, në momentin e krimit, ndërsa policia shton se në dorën e burrit janë gjetur shenja baruti, çka vërteton edhe vrasjen me pistoletë. Nuk bëhet ende ndonjë motiv i saktë për këtë ngjarje të rëndë, por besohet se shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë një grindje mes bashkëshortëve. Policia gjithashtu ma marrë në pyetje komshinj, familjarë dhe të afërm të tjerë të viktimave, për të mësuar më shumë mbi marrëdhëniet mes tyre dhe mbi shkaqet që çuan në këtë fund tragjik, çiftin Proshka.