Home Politike Zgjedhjet vendore, ja kush jane kandidatet kryesore

Zgjedhjet vendore, ja kush jane kandidatet kryesore

637
0

Më 8 maj të vitit 2011 vërtetë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore por në të vërtetë ato dhe kanë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Në Tiranë do të zhvillohet një betejë e ashpër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por jo më pak të rëndësishëm janë dhe garat që do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Vlora, Durrësi, Korça Elbasani dhe Shkodra do të shoqërohen nga përplasje të forta. Në zgjedhjet e shkuara opozita arriti të fitonte thuajse të gjithë qytetet e mëdha me përjashtim të Shkodrës, ndërkohë humbi dhe disa bastione të sigurta si Përmeti, Tepelena, etj. Nga ana tjetër e djathta do të kërkoj përveç se të thyej mitin e Edi Ramës në Tiranë do përpiqet të fitoj disa nga qytetet kryesore. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se Edi Rama do të rikandidoj në qytetet kryesore të njëjtë emra që morën mandatin e kryebashkiakut në vitin 2007. Kështu në Elbasan do rikandidoj Qazim Sejdini, i cili në vitin 2007 arriti të triumfonte përballë kandidatit demokrat Luçiano Boçi. Në Durrës pritet konfirmim për Vangjush Dakon. Po ashtu në Korçë do të jetë sërish Niko Peleshi. Në dyshim është Shpëtim Gjika në Vlorë, i cili kohët e fundit nuk është se ka pasur një raport shumë të afërt me Edi Ramën, dhe do të pritet momenti i fundit nëse do të rikandidoj për Bashkinë e qytetit bregdetar.
Përplasjet në qytetet kryesore
Pas betejës së fort për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet pritet që rivaliteti të jetë mes dy partive të majta si Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Përveç Vangjush Dakos pritet të jetë në garë dhe Lefter Koka, i cili do të ketë dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Koka ka qenë një herë kryetar i bashkisë së Durrësit por pakënaqësitë me Edi Ramën e bënë që të mos dilte për një mandat tw dytw. Aktualisht, ai mban postin e deputetit dhe ka një reputacion në zonën e Durrësit. Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytetet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin, i cili do të dorëzoj mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.
Përballjet në Elbasan dhe Korçë
Shqipëria e Mesme përbën një tjetër fushë beteje mjaft të ashpër për dy partitë kryesore. Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet, për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Përballë tij e djathta ende nuk ka publikuar një emër, por mendohet se prefekti aktual i Elbasanit do të jetë sfidanti i Qazim Sejdinit. Shefqet Deliallisi aktualisht prefekt i qarkut Elbasan do të kërkoj të kthej blu Elbasanin që nga koha e Adrian Turkut. Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit, i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politike e LSI, e cila në këto zgjedhje do të dalë me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Mano, që ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut. Edhe pse duhen dhe 8 muaj që zgjedhjet lokale të zhvillohen ethet elektorale kanë nisur të jenë prezente që tani në selitë respektive.

Tirana
Edi Rama vs Lulzim Basha
Më 8 maj të vitit 2011 vërtetë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore, por në të vërtetë ato dhe kanë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Në Tiranë do të zhvillohet një betejë e ashpër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por jo më pak të rëndësishëm janë dhe garat që do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Rama kërkon mandatin e katërtë ndërsa Basha kërkon të thyej mitin e Ramës në kryeqytet.

Durrës
Vangjush Dako vs Lefter Koka
Pas betejës së fort për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet pritet që rivaliteti të jetë mes dy partive të majta si PS dhe LSI. Përveç Vangjush Dakos pritet të jetë në garë dhe Lefter Koka i cili do të ketë dhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Koka ka qenë një herë kryetar i bashkisë së Durrësit, por pakënaqësitë me Edi Ramën e bënë që të mos dilte për një mandat tjetër.

Vlorë
Shpëtim Gjika vs Ardian Kollozi
Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin i cili do të dorëzoj mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.

Elbasan
Qazim Sejdini vs Shefqet Deliallisi
Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini, i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për Sejdinin. Shefqet Deliallisi aktualisht prefekt i qarkut Elbasan do të kërkoj të kthej blu Elbasanin që nga koha e Adrian Turkut.

Korçë
Niko Peleshi vs Andrea Mano
Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politik e LSI e cila në këto zgjedhje do të dal me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Mano i cili ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here