Home Aktualitet Takimi Basha-Trump: Aseti i Bashës në prag të fushatës?!

Takimi Basha-Trump: Aseti i Bashës në prag të fushatës?!

574
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ne profilin e tij ne Facebook ka publikuar nje foto me presidentin amerikan Donald Trump. “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha.

Ai ka munguar gjate 24 oreve te fundit ne fushaten qe po zhvillohet ne Shqiperi per shkak te vizites ne SHBA.

“Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve”, thekson Basha.

Ai e mbyll postimin e tij duke u shprehur: Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Basha takon Trump, fotoja që kushtoi 20 mijë dollarë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha para dy ditësh ndërpreu fushatën elektorale dhe u nis drejt SHBA-ve. Ndërkohë ditën e sotme ai shpërndau në faqen e tij në Facebook një foto me presidentin Trump.

Por si është e vërteta e fotos Basha-Trump?

Presidenti Trump mbrëmjen e së martës ka qenë në qytetin Milwaukee, në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij.  Trump  ka bërë me cilindo që ka qenë i pranishëm dhe ka paguar 20 mijë dollarë, pra një foto në një kalim nga 2 sekonda që ka bërë secili i pranishëm.

Basha ka blerë një biletë për të hyrë në këtë mbrëmje dhe çmimi i një bilete për të hyrë në event është 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku do të ulesh).

Trump as që ai ka idenë se kush janë të pranishmit, thjeshtë pozon me ta sepse ata kanë paguar për të hyrë në mbrëmjen e mbledhjes së fondeve .

Pra, Basha e ka takuar Trump-in në një takim në mbrëmjen e së martës për mbledhje fondesh për Scott Walker, Guvernator i Milwaukee, për rikandidimin e tij, ku ndodhej dhe Trump. Me biletën e blerë ai ka përfituar edhe një foto me Trump.

Këtë e konfirmon edhe Fox News e cila shkruan se “Presidenti Trump po ndihmon guvernatorin Walker të mbledhë të ardhura për rizgjedhjen e tij. Një foto me presidentin në mbrëmjen e të martës në Milwauke do të kushtojë 10.000 dollarë. Vetë guvernatori ka thënë në radio se priste në event të madh me presidentin trump.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here