Home Aktualitet Elbasan, ekzekutohet pronari i nje lokali

Elbasan, ekzekutohet pronari i nje lokali

499
0

Ekzekutohet me një plumb në kokë një 37- vjecar në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit të Elbasanit.

Viktima është shtetasi Almir Cani 37-vjec, babai i një vajze. Cani është qëlluar me armë përpara shtëpisë së tij, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Nga burimet e para të policisë, mësohet se 37-vjecari Cani është thirrur në emër nga vrasësi, e më pas me të zbritur nga banesa e tij është qëlluar me një plumb në kokë. Bëhet me dije se Cani ka qënë pronar i një lokali në këtë qytet.

Raportohet se policia e Elbasanit ka shkuar menjëherë në vendngjarje por ende nuk dihen shkaqet e vrasjes. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 15 persona, si dhe është identifikuar autori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here