Home Aktualitet Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare, Sabri Godo

Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare, Sabri Godo

569
0

Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare themeluesi i Partisë Republikane në Shqipëri, Sabri Godo.Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta më parë, ndërsa prej disa ditësh Godo vuante nga një sëmundje në mushkëri.

Themeluesi i Partisë Republikane ishte shtruar pak ditë më parë me urgjencë në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Pas trajtimit në terapi intensive ai ka marre mjekime në pavion, ndërsa vetëm pak ditë më parë ka lënë spitalin.

Nga sa kanë pohuar mjekët, fill pas shtrimit në spital i është bërë hapja e mushkërisë për ta zvogëluar, duke i hequr likuidin (ujin) e tepërt. “Likidi pleural (ujë në mushkëri) bën që uji në mushkëri tubohet (mblidhet ose derdhet) në alveola (brenda në mushkëri dhe kjo ndodh në 90% të rasteve si pasojë e ngarkesës së zemrës që ndërlidhet, pikësëpari, me tumoret (primare në pleurë apo sekondare-metastaza nga organet tjera) apo sëmundjeve të veshkave, mëlçisë”, kane thene mjekët. Nga sa kanë bërë me dije familjarët, ai ishte diagnostikuar në Itali dhe për disa muaj ka kryer atje terapitë e nevojshme.

Sabri Godo, ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, e cila, në fakt, ishte  serioze. Politikani, skenaristi dhe shkrimtari Sabri Godo ka mbajtur postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here