Home Aktualitet Tiranë, gjendet i vetevarur drejtori i hipermarketit “Carrefour”

Tiranë, gjendet i vetevarur drejtori i hipermarketit “Carrefour”

656
0

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Tiranë, drejtori i hipermarketit “Carrefour”, Xavier Thibonet. Policia bëri të ditur se 42-vjeçari u gjet i varur në banesën e tij në rrugën Pjetër Budi në kryeqytet, ku jetonte prej pak kohësh.

Policia e Tiranës, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, bëri të ditur se u njoftua për ngjarjen e rëndë rreth orës 13.05 nga bashkëpunëtoret e biznesmenit, pasi përgjatë gjithë ditës 42-vjeçari nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon.

Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që konfirmohet se 42-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me një rrip.

Rrjeti i njohur ‘Carrefour’, u hap pak ditë më parë në një qender të re tregtare në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here