Me nderimet me te larta shteterore eshte percjelle per ne banesen e fundit, Leka Zogu i Parë. Në ceremoni kane marre pjese, kreret me te larte te shtetit, presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, etj. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nderuar gjithashtu Leka Zogun e Parë.
****
12:25- Në këto momente arkivoli me trupin e pajetë të Leka Zogut është nisur drejt varrezave të Sharrës ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore, duke i dhënë lamtumirën e fundit.
Itinerari që kortezhi mortor për përcjelljen në banesën e fundit të Leka Zogut të Parë eshte nisur nga godina e Kuvendit të Shqipërisë, për të vazhduar më pas me Bulevardin – Zhan D’Ark, – Bulevardin Deshmoret e Kombit” – Sheshi “Skenderbej” – Rruga e Kavajes dhe deri tek Varrezat e Sharres.
12:10– Pas homazheve nga personalitetet më të larta shtetërore, komuniteteve fetare, shoqërisë civile, përfaqësuesve të medias, artit dhe kulturës, arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar, ku prehet Leka Zogu i Parë është vendosur para godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë mbajtur një lutje secili në mënyrën e vet në nderim të shpirtit të Leka Zogut të Parë.
11: 55– Njëri pas tjetrit, kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi kanë bërë homazhe në nderim të , Leka Zogu te Parë. Kryeministri dhe Presidenti ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.
11: 48– Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe zëvendësministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto kanë bërë homazhe në nder të Leka Zogut të Parë. Më herët, LSI-ja e kishe cilësuar si një humbje të madhe për kombin shqiptar, ndarjen nga jeta të Leka Zogut I.
11: 42- Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbërriti pak minuta më vonë në ambientet e Kuvendit ku ka nderuar Familjen Mbretërore.
11:41- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli ka mbërritur rreth orës 11:40 në ambientet e Kuvendit, ku ka nderuar Leka Zogun e Parë.
Përvec anëtarëve te kabinetit qeveritar dhe deputeteve te mazhorances dhe opozites, homazhe deri në këto momente kanë bërë edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.
Homazhe ka bërë edhe përfaqesuesit e komuniteteve fetare ne vend. Pamjet televizive tregojnë rradhë të njerëzve që presin për të nderuar Leka Zogun e Parë. Për t’i bërë nderimit e fundit Zogut të Parë kanë ardhur edhe shumë mbështetës të tij nga trojet e tjera shqiptare.
Leka Zogu i Parë do të përcillet për në banesën e fundit me një protokoll të posaçëm shtetëtor, ndërsa dita e sotme do të jetë ditë zie kombëtare. Flamujt e të gjitha institucioneve jane ulur ne gjysëmshtizë, ndersa rruget nga ku do te kaloje kortezhi mortor jane dekoruar per rastin.
Policia merr masat
Policia e Tiranës njoftoi sot marrjen e masave të sigurisë gjatë zhvillimit të ceremonisë mortore për pretendentin për Fronin Mbretëror, Leka Zogu i Pare.
Policia njofton se sot duke filluar nga ora 08.00 deri ne oren 13.00 do merren masat per bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit te mjeteve, ne segmentin rrugor përgjatë rrugës Xhorxh W. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha” deri te Bulevardi “Zhan D’Ark”, e Ura e rruges se Elbasanit.
Leka Zogu i Parë, u nda nga jeta më 30 nëntor pas vuajtjeve multisistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive.