Home Politike Ekspozita, PS akuzon Rulin per afere korruptive

Ekspozita, PS akuzon Rulin per afere korruptive

726
0

Partia Socialiste ka publikuar sot dokumente që sipas saj provojnë aferën korruptive gjatë procesit të privatizimit të zonës së njohur si ish Ekspozita Shqipëria Sot, në Tiranë.

Në një komunikim për mediat, sikundër kishte njoftuar një ditë më parë deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka treguar vendimin e 26 nëntorit të vitit 2008, me të cilin Sali Berisha dhe qeveria e tij kanë miratuar çmimet e trojeve që ndodhen në bashkitë e vendit, përfshirë këtu Bashkinë e Tiranës.

“Ky vendim për zonën ku ndodhet ish Ekspozita Shqipëria Sot ka përcaktuar një çmim prej 426 000 lekësh për metër katror. Por shikoni ç’ndodh, vetëm pak metra më tutje, në anën tjetër të Lanës po ky Sali Berishë në të njëjtën ditë me të njëjtin vendim, ka përcaktuar një çmim tjetër, prej 1 200 000 lekësh për metër katror, pra tre herë më të lartë”- tha Shalsi.

Sipas tij, vetëm pak metra më tutje, në zonën e pallateve të Aviacionit çmimi është po 1 200 000 lekë për metër katror dhe tek rruga Myslym Shyri, vetëm pak metra prapa ish Eskpozitës po 1 200 000 lekë për metër katror.

Duke lexuar raportin që vlerëson këtë pronë, përpiluar nga një komision i ngritur nga ministri Ruli, Shalsi kërkon sqarime prej ministrit për logjikën e përdorur në një rast të tillë.

“Cila është logjika që është përdorur ? Le të dalë z. Ruli tu shpjegojë shqiptarëve pse kjo zone është më e lirë dhe jo pak por 3 herë më lirë! A ka njeri që nuk kupton logjikën mbi të cilën është ngritur politika e çmimeve të trojeve nga kjo qeveri?”-pyet ai.

Në fund, Shalsi premton se në vijim opozita do të zbardhë elementë të tjerë të kësaj afere që përbën provën e radhës së kapjes së shtetit nga pushtetarët dhe familjarët e pushtetarëve.

(NE GALERI FOTO: Faximile e relacionit te pubokuar sot nga Shalsi)

______

Disa dite me pare opozita kerkoi nga deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku te pergjigjej nese bashkeshorti i saj kishte fitur koncensionin e nje HEC-i dhe menyren e perfitimit.

Pyetjet e PS për Bulkun

1 A është e vërtetë se bashkëshorti juaj ka marrë koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali? A jeni ju në dijeni?

2. A dini të na thoni, nëse ky fakt është i vërtetë, cilat janë arsyet që e kanë nxjerrë bashkëshortin tuaj fitues në garë?

3 A ka pasur garë në fakt në dhënien e këtij koncensioni, dhe çfarë lidhje ka burri juaj me sektorin e energjisë? Po burimet tuaja financiare për ndërtimin e hidrocentralit cilat janë?

Më tej ajo ka kërkuar nga Bujku reagim lidhur me pyetjet, ndryshe nga koleget e denoncuara më parë, që gënjyen jo vetëm opinionin, por zhgënjyen edhe zgjedhësit.

_________

Rama: ’10 vjet që flitet për leje ndërtimi dhe asgjë e re nga ai front’

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama i është përgjigjur sot interesit të gazetarëve në lidhje me akuzat për afera për dhënien e lejeve të ndërtimit. Rama tha se nuk mund të flitet për qindra, miliona euro ryshfete për leje që nuk ekzistojnë.

“Flitet për leje ndërtimit, ka 10 vjet, nuk ka asgjë të re nga ai front. 10 vjet që flitet dhe përflitet, ndërkohë që sot ne jemi duke ngritur përpara shqiptarëve probleme që e vendosin në dilemë të ardhmen ekonomike të këtij vendi”- theksoi Rama

Rama tha se kjo është loja që i mban peng shqiptarët dhe se kjo do të marrë fund pasi ne do të vazhdojmë të ekspozojmë prova dhe fakte.

“Ne jemi të gatshëm të ballafaqojmë, jo pikëpamjet subjektive, por analizat tona me analizat tuaja. Ashtu sikundër jemi të gatshëm të ballafaqohemi për gjithçka po themi në çdo instancë, të një sistemi drejtësie që duhet të ishte futur në veprim i alarmuar”- tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here