Gjykata e Lartë ka shpallur këtë të enjte të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Trupi gjykues ka hedhur kështu poshtë kërkesën e prokurorisë, që kishte kërkuar 1 vit burg për ish-anëtarin e kabinetit Berisha.
Muajin e kaluar prokurori Madrid Kullolli tha gjatë pretencës se, ish-ministri kishte injoruar vendimin e Këshillit të Akreditimit për moshapjen e 8 programeve në universitetin privat “Vitrina”.
“Në kohën kur ky këshill i ka konsideruar negative kriteret e depozituara për të miratuar programet për vitin akademik 2010-2011, ministri ka urdhëruar hapjen e tyre”, tha prokurori.
Prokuroria e konsideroi shkelje edhe faktin se, ndërkohë në këtë universitet, regjistrimet për këto degë ishin kryer një vit më parë, pra në 2009-n.