Home Aktualitet Urdhri i Nishanit: Asnje lokal hapur pas ores 12 te nates

Urdhri i Nishanit: Asnje lokal hapur pas ores 12 te nates

650
0

Asnjë lokal apo disko nuk do të qëndrojë e hapur përtej orës 24:00 në zonat e plazhit gjatë sezonit të verës.

Urdhri i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani parashikon që në fundjavë lokalet e natës, të njohura si disko verore, të qëndrojnë të hapura deri në orën 24:00. Udhëzimi nr.243, i lëshuar më datë 8.6.2011, “Për marrjen dhe bashkërendimin e masave për garantimin e rendit, rritjen e sigurisë publike dhe përmbushjen e standardeve gjatë sezonit turistik veror”, parashikon shtim të numrit të policëve përgjatë bregdetit shqiptar.

Udhëzimi i Nishanit u bë prezent gjatë një takimi me prefektët e 12 qarqeve, duke kërkuar mbi të gjitha rritjen e sigurisë në zonat turistike. Duke iu referuar rastit fatkeq të disa ditëve më parë, ku një turiste çeke humbi jetën duke ushtruar sportin e kanotazhit, ministri Nishani vuri theksin në kontrollin që duhet të ushtrojnë të gjitha institucionet përkatëse, që sportet e kësaj natyre të organizohen nga agjenci të licencuara.

“Nuk do të vazhdojë të tolerohet që njerëz jashtë këtyre trajnimeve, jashtë marrjes së këtyre masave, në mënyrë gjysmë ilegale të ushtrojnë aktivitete të tilla, të cilat nuk ofrojnë siguri mbi të gjitha për jetën e qytetarit- ka thënë Nishani.

Gjithashtu për periudhën e sezonit turistik veror nga data 15 qershor deri më 30 shtator, Policia e Shtetit do të intensifikojë masat në drejtim të rritjes së sigurisë në rrugë, parandalimit të aksidenteve dhe krijimin e kushteve për një lëvizje e qarkullim pa pengesa të mjeteve e këmbësorëve, sidomos në akse kryesore. Gjithashtu do të ketë patrullime policore në zonat e plazhit si dhe masa të tjera të veçanta për zonat bregdetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here