Home Aktualitet Vrasja e Emmy-t , Prokuroria kërkon 3 vjet burg për biznesmenin

Vrasja e Emmy-t , Prokuroria kërkon 3 vjet burg për biznesmenin

142
0

Prokuroria e Tiranes kërkoi sot dënimin me 3 vjet burg të biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me emrin e artit “Emmy”.

Në seancën e zhvilluar sot ne Gjykaten e Tiranës Prokurorët e cështjes bënë publike përfundimet e hetimit duke këkuar dënimin e biznesmenit kosovar me 3 vjet heqje lirie si fajtor për vrajsen e këngëtares.

I pandehuri Kelmendi deklaroi se ngjarja ishte thjesht një aksident, ndërsa ka shprehur keqarardhje për vdekjen e  21-vjeçares.

Gjykata e Tiranës pritet të marrë vendimin përfundimtar mbi vdekjen e këngëtare 21-vjecare.

Në seancën e 8 qershorit , Gjykata pranoi kërkesen e 47- vjeçarit Kelmendi për t’u proceduar me gjyq të shkurtuar, çka nenkupton se ai do të përfitojë uljen me një të tretën e masës së dënimit nëse shpallet fajtor.

Biznesmeni Aziz Kelmendi akuzohet për ngjarjen e ndodhur në 27 shkurt të këtij viti pranë një lokali nate në Tiranë, kur me makinën e tij, ka aksidentuar 21-vjeçaren Elsina Hidershaj, me të cilën kishte njohje.

Previous articleUrdhri i Nishanit: Asnje lokal hapur pas ores 12 te nates
Next articleSkandali me flamurin shqiptar, PE kërkon ndjesë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here