Parlamenti Europian ka reaguar lidhur me skandalin e flamurit komunist në takimin BE-Shqipëri, të mbajtur në Bruksel.
Në një deklaratë të shefit të Protokollit në Parlamentin Europian, Fransua Brynazhel, drejtuar ambasadores së misionit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Mimoza Halimi thuhet se nuk bëhet fjalë aspak për një fyerje të qëllimshme, por se një gabim nga ana e protokollit të PE-së.
“Ne emrin tim personal, por edhe të shërbimit të protokollit të PE, dëshiroj të kërkoj falje në mënyrën më të sinqertë për cdo ofendim të shkaktuar nga ky gabim i rëndë të perdorimit të flamurit te gabuar gjate takimit te 15 Qershorit Shqiperi-BE. Duam t’ju garantojmë se nuk ka qenë aspak një fyerje e qellimshme nga ana jonë”-vazhdon Brynazhel në këtë deklaratë.
Ai garanton gjithashtu se flamuri I duhur shqiptar eshte perdorur ne te gjitha takimet dhe pritjet e meparshme dhe se një gjë e tille nuk do të ndodhe kurrë më.