Gjykata Kushtetuese ka cilësuar të vlefshëm vendimin e Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Beqaj. Në këtë mënyrë Kushtetuesja ka përcaktuar që Beqaj gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit ka shkelur Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka zbardhur vendimin.
Mandati i Beqajt do t’i kaloi Paulina Hoxhajt, që është kandidatja e pestë në listën e kandidatëve për deptutet të PS në qarkun e Shkodrës.
Partia Demokratike bëri një kërkesë të tillë duke u nisur nga përfitimi i një tenderi në Bashkinë e Durrësi nga një firmë ku ishte aksioner deputeti i PS-së.
Vetë deputeti Beqaj pranoi një gjë të tillë por deklaroi se kjo ka ndodhur në kohë kur ai nuk ishte kryer betimin në Kuvend dhe në këtë mënyrë nuk kishte marrë ende zyrtarisht mandatin e deputetit.
“Z. Ilir Beqaj, në cilësinë e ortakut të shoqërisë “INTECH +” ka lidhur me Bashkinë Durrës kontratën për Informatizimin e kësaj Bashkie – Faza II, me fondin limit 20.751.000 lekë, shpallur në Buletin e Agjencisë së Prokurimit Publik 30 nëntor 2009. Data e zhvillimit të tenderit ishte data 22.10.2009 dhe “INTECH+” është shpallur fitues me vlerën 20.200.000 lekë (pa TVSH). Sikundër konstratohet lehtë, kjo kontratë është lidhur në kohë kur zoti Beqaj kishte filluar mandatin e deputetit dhe është veprimtari fitumprurse që buron nga pasuria e shteti ose e pushteti vendor; ndaj edhe një rast i dukshëm dhe i mbështetur në prova që tregon papajtueshmëri me ushtrimin e detyrës së deputetit”, thuhet në kërkesën e PD-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke sqaruar në fillim se mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.
Nga ana tjetër PS ka drejtuar një kërkesë për papërputhshmëri me detyrën e deputeti për pesë parlamentarë të Partisë Demokratike. PS pretendon se deputetët Bedri Hoxha, Lefter Maliqi, Gerti Bogdani, Ndue Paluca dhe Besnik Dushaj kanë shkelur ligjin.