Home Aktualitet Vadisnin tokën, i zë korenti. Vdes gruaja, rëndë djali

Vadisnin tokën, i zë korenti. Vdes gruaja, rëndë djali

530
0

LUSHNJE- Një grua humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, ndërsa djali i saj 14 vjecar është në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ndodhi në fshatin Grabian të Lushnjes, teksa nënë e bir ishin duke vaditur tokën me pompë elektrike. Nuk dihet saktë se në cfarë rrethanash ata kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, e cila ka shkaktuar vdekjen në vend të gruas, por dyshimet e para flasin se kablli i pompeska qene i zhveshur. Familjarët kanë marrë me urgjencë djalin, i cili jepte ende shenja jetë dhe ai është përcjellë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Viktima është identifikuar si Asime Dervishi, për të cilën ka qenë e kotë cdo lloj ndihme. Një grup ekspertësh kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here