Home Aktualitet Kukës, pranga 18-vjeçarit. Hyri në klasë me dy pistoleta si Isa Boletini

Kukës, pranga 18-vjeçarit. Hyri në klasë me dy pistoleta si Isa Boletini

121
1

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në gjimnazin “Havzi Nela” të Kukësit, ditën e parë të këtij viti akademik. Burime nga policia bënë me dije se shtetasi Mirsat Hereni, 18 vjeç, ra në prangat e uniformave blu pasi ditën e parë të shkollës hyri në klasën e tij me dy pistoleta në brez. Sipas shokëve të 18-vjeçarit, Hereni tentoi të imitonte Isa Boletinin kur hyri në “Kongresin e Londrës”. Ndërkohë, sipas policisë, një prej pistoletave ishte e markës “Nagant”, imitim i asaj të Boletinit, ndërsa tjetra e markës “Zastava”, prodhim jugosllav. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Mbi Herenin rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal

1 COMMENT

  1. Eshte per keqardhje ndodhia , mirepo ky nxanes duhet rexhistruar ne dosje te policis si patriot sepse sa mund te kuptohet ka ndjenja te thella te patriotizmit.
    Te njejtit duhet ti mundesohet shkollimi i papenguar sepse nuk eshte ndonje veper e sidomos imitimi i ptriotit dhe atedhetarit ISA BOLETINI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here