Home Aktualitet Rozana Radi, zbulohen fotot nudo ne plazh

Rozana Radi, zbulohen fotot nudo ne plazh

3035
2
Këngëtarja bën plazh pothuajse nudo dhe lojëra erotike me miqtë e saj

Vera e kaluar ka qenë disi e veçantë për këngëtaren Rozana Radi. Stinës së nxehtë i parapriu një eksperiencë e pazakontë për një personazh të njohur siç ishte kyçja për disa javë tek “VIP shpija”, një reality show që organizohet në Prishtinë. Nuk e kemi ende të qartë se sa po u shërben kjo eksperiencë personazheve të njohur, por Rozana në intervista të ndryshme është shprehur se i ka shijuar ato momente, duke arritur të prekë edhe finalen, por jo fitoren ama. Më pas kanë vijuar koncertet e verës dhe përgatitja për “Kënga Magjike”, ku siç dihet ajo performoi në duet me Ramazan Krasniqin, por para këtyre planeve artistike, siç edhe ajo vetë bëri me dije në media, Rozi vendosi t’i dhurojë vetes një gjoks të ri, operacion që e realizoi në Maqedoni.

Kemi humbur ndonjë moment interesant nga kjo periudhë për të cilën po flasim apo na i ka treguar të gjitha? Duket se vajzat e ekranit janë gati të ndajnë shumëçka me mediat, por momentet e pushimit me miqtë ama duan t’i mbajnë vetëm për vete. Me sa duket, edhe kjo pjesë zor të mbetet private, për aq kohë sa lexuesit kanë shumë interes të dinë se çfarë bëjnë ata, ku pushojnë, si dhe me kë. Kur janë në plazhet e Shqipërisë, pak vështirë t’u shpëtojnë paparacëve tanë, por ne ia kemi gjetur anën t’ju tregojmë edhe pushimet e tyre jashtë kufijve, ku ata ndihen më të lirshëm, duke ju sjellë disa imazhe të nxehta të Rozit gjatë pushimeve të saj të vjetshme në Turqi, ku këngëtarja duket se ia ka kaluar shumë bukur në shoqërinë e disa fytyrave të njohura të botës së këngës, por edhe të disa të tjerëve që janë anonimë. Rozi në atë kohë po shijonte gjoksin e ri dhe aq entuziaste ishte për këtë ndryshim fizik, sa nuk i ka rezistuar dot pozimeve në topless, foto këto të realizuara nga miqtë e saj.

Në fotot e siguruara nga njëri prej miqve të Rozit me të cilin ajo kaloi pushimet vjet, duket qartë që Rozana është kujdesur që plazhin pothuajse nudo ta bëjë natën, madje ka hyrë edhe në det, duke u fotografuar për qejfin e saj në ato momente. Falë këtyre fotove, vajzat që kanë ndërmend të bëjnë një gjoks të ri si Rozi, mund të krijojnë një ide të qartë se si është ai dhe më pas të vendosin edhe ato për këtë hap disi kurajoz, por që të tundon jo pak. Nga fotot e shumta që ne disponojmë, vendosëm të publikojmë vetëm disa prej tyre, ku natyrisht qëllimi ynë ishte t’ju tregonim Rozin ashtu siç nuk e keni parë më pare, duke mos dashur të identifikojmë të tjerë miq të saj që janë gjithashtu mjaft të njohur. Por, nga atmosfera që përcillet prej fotove, duket se ata me njëri- tjetrin janë shumë, por shumë të afërt dhe intimë.

Fotot e Rozit që u komentuan ende pa dalë

Fotot e Rozana Radit, të cilat po i publikojmë sot, në fakt ka disa kohë që i disponojmë. Zgjedhja që bëmë për t’i publikuar pikërisht tani, ishte thjesht për faktin sepse menduam se ky është momenti i përshtashëm, meqë jemi në stinën e nxehtë dhe këto foto i përshtaten këtij momenti. Ka pasur komente sikur këto foto janë thjesht montazhe, pa i parë ende. Cilido që ka dyshime për këtë fakt, është i lirë të vijë në redaksinë tonë dhe t’i verifikojë ato. Ne i kemi kontrolluar me anë të specialistëve tanë të dizajnit dhe jemi më se të bindur për autenticitetin e tyre.

Rreth një vit më parë, kur ne publikuam disa foto që krijuan mjaft zhurmë mediatike, personazhet e fotove thanë nëpër intervista se fotot janë montazhe, gjë që nuk ishte e vërtetë, por këta persona nuk erdhën asnjëherë të kërkonin fotot në redaksi për t’i verifikuar ato, sepse e dinin që ishin të vërteta, madje as ndonjë gazetar që publikoi intervistat e tyre përgënjeshtruese nuk e mori mundimin të na pyesë. Nëse edhe pas publikimit të fotove të Rozit do ketë ende komente të tipit se fotot nuk janë origjinale, ne do të jemi të detyruar t’ju bindim duke publikuar edhe një set tjetër fotografish, ku do na duhet më pas të zbulojmë edhe miqtë e tjerë të Rozit, gjë që në fakt nuk do dëshironim ta bënim për arsye etike, sepse kështu e kemi gjykuar si të drejtë. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here