Një nënë shqiptare në kushte të rënda depresioni ka masakruar me thikë vajzën 13-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet duke përdorur të njëjtën armë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kretë rreth mesditës, kur pas një debati nënë e bijë, gruaja 36-vjeçare ka qëlluar disa herë vajzën duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka kryer krimin e rëndë nëna 36-vjeçare ka marrë thikën dhe ka tentuar të vetëvritet duke prerë veten në fyt.
Babai vajzës 13-vjeçare i ka gjetur të gjakosur nënë e bijë në mes të dhomës dhe menjëherë ka lajmëruar policinë, ndërkohë që mjekët kanë konfirmuar vdekjen e vajzës dhe gjendjen e rëndë të autores që tentoi vetëvrasjen.
Policia tha se ka nisur hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi të rëndë brënda familjes shqiptare. Sipas hetimeve të para, dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.
po ca tjeter do behet ketu