Home Aktualitet Superaksioni antidroge, kapen 5.5 kg heroine

Superaksioni antidroge, kapen 5.5 kg heroine

1221
0

Tirane-Nje nga sasite me te medha te droges te ketyre viteve te fundit, eshte sekuestruar mbremjen e djeshme ne kryeqytet. Plot 5 kg e 330 gram lende narkotike e dyshuar heroine, eshte bllokuar ne momentin qe do te behej shkembimi mes trafikanteve dhe bleresve. Ka qene nje goditje e befasishme e forcave speciale te antidroges te Drejtorise se Tiranes, e mbeshtetur nga efektivet e komisariatit nr.3 te policise, ndaj nje grupi te mireorganizuar te trafikut te droges. Sipas informacioneve ne rruge operative, forcat e policise ishin vene ne dijeni per vendin dhe oren kur pritej te behej shkembimi i mallit. Policia eshte vene ne ndjekje te grupit te trafikanteve, deri sa ka nderhyre per shkaterrimin e veprimtarise se tyre. Operacioni Rreth ores 19.30, ne nje lokal prane Zogut te Zi, porositesit e sasise se droges dhe shitesit e saj, kane shkuar per te bere shkembimin e mallit. Pasi kishin rene dakort me pare per pazaret, trafikantet kane dorezuar sasine prej rreth 5.5 kg heroine bleresve. Ne kete moment e gjithe zona eshte rrethuar nga forca te shumta policie. Kur kane menduar se kane perfunduar punen, trafikantet kane hipur ne automjetet e tyre per t’u larguar, pa e ditur qe ishin vene ne ndjekje te policise. Kur kane pare prezencen e madhe te automjeteve te policise, trafikantet kane shtuar shpejtesine e makinave, madje njeri prej tyre qe udhetonte me nje Opel Astra me targa angleze, ka rrezikuar jeten e nje kalimtareje qe po ecte ne trotuar. Per t’iu shmanguar forcave te policise, trafikantet kane reaguar duke u perplasur dhe goditur me automjetet e tyre me automjetet e policise.

Ne saje te nderhyrjes se shpejte dhe te mire organizuar nga Sektori i Operacioneve Speciale ne bashkepunim me Specialistet e Seksionit Kuner Narkotikeve, u be e mundur kapja e 5 pjestareve te ketij grupi trafiku dhe shkaterrimi i veprimtarise se tyre. Pese ta arrestuarit jane Artur Murati, 18 vjec, Fluturim Syla, 19 vjec, emigrant me shtetesi angleze, Naim Rakipi, 52 vjec, me kombesi greke me shtetesi shqipetare, Florian Ristani, 27 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, Liman Noka, 35 vjec, te gjithe banues ne Tirane. Nderkohe, ne gjendje te lire do te ndiqen Fatmir Ukcenaj, 37 vjec, Bashkim Budlla, 53 vjec, dhe Isida Bashkim Budlla, 23 vjec. Kapja e tyre u be ne rrugen “Don Bosko”, prane servis “Bashkimi”. Bashke me sasine e droges, policia ka sekuestruar 3 automjete luksoze te tyre BMW, Benz CLS, Opel Astra. Hetimi Policia finalizoi me sukses operacionin e koduar “Servis”, per te cilin specialistet e luftes kunder narkotikeve, kishin 3 muaj qe hetonin me metoda speciale, pergjime telefonatash dhe cdo levizje te te dyshuarve te ketij grupi. Pas hetimit u konkludua se te arrestuarit, ne bashkepunim me njeri tjetrin, kishin siguruar nje sasi te konsiderueshme lende narkotike heroine, me qellim shitjen dhe shperndarjen e saj, ne tregun e Tiranes. Kjo sasi droge vleresohet ne rreth 250 mije euro ne treg. Strukturat e antidroges kane vazhduar kontrollet ne te gjithe zonen dhe po punohet intensivisht per aktivitetin e tyre kriminal apo personave te tjere te perfshire, si dhe te asete te perfituara nga kjo veprimtari kriminale. Ndaj te arrestuarve do te rendoje akuza e “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” te parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal. Ledi Koraqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here