Home Teknologji Vodafone prezanton risine e re, “VodafoneBooks”

Vodafone prezanton risine e re, “VodafoneBooks”

135
0

cache-210-166-strict-200717Vodafone Albania sjell një tjetër risi duke prezantuar në treg biblotekën e parë dixhitale. Tani, me Vodafone ju mund të lexoni libra me një klik të vetëm nga Smartphoni juaj, në çdo kohë dhe kudo që të ndodheni.

Vodafone Albania, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dituria” prezantuan sot për herë të parë gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit Kombëtar të Librit, aplikacionin VodafoneBooks.

“Jam tepër i lumtur që gjendem sot këtu ne Panairin e Librit për të prezantuar një tjetër aplikacion risi dhe unik që do e sjellë lexuesin shqiptar për herë të parë pranë librit dixhital. Unë mendoj se kushdo duhet të ketë akses në edukim dhe Vodafone Books është një mundësi perfekte për të realizuar këtë lehtësisht në çdo kohë dhe kudo që të ndodheni. Jetojmë në kohën e revolucionit të të dhënave nëpërmjet teknologjisë. Për këtë motiv, Vodafone investon vazhdimisht për të ofruar rrjetin më të mirë me shpejtësi dhe cilësi të pakrahasueshme” – tha Drejtori i Pergjithshëm i Vodafone Albania Z.Dietlof Mare. 200717_1

VodafoneBooks do t’u japë mundësinë të gjithë klientëve që përdorin smartphone (IOS/Android) të aksesojnë dhe të shkarkojnë një larmi librash si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze.

Aplikacioni “Vodafone Book” i dizenjuar në një platformë unike dhe lehtësisht të aksesueshme, u hap një rrugë të re lexuesve për të aksesuar një shumëllojshmëri librash në komoditetin e shtëpisë së tyre, pa pasur nevojë të shkojnë qoftë edhe në librarinë më të afërt, të shpenzojnë para për blerjen e librave, apo t’i mbajnë ato kudo me vete, pasi me “Vodafone Book” ata mund të lexojnë çdo libër në celularin apo tabletin e tyre, si dhe të krijojnë bibliotekën e tyre dixhitale, të cilën mund ta aksesojnë lehtësisht kurdo dhe kudo që ndodhen.200718_1

Përmes aplikacionit më të ri VodafoneBooks, ju mund të përzgjidhni librat tuaj  të preferuar nga letërsia e huaj dhe shqipe dhe ti lexoni ato online në çdo kohë dhe kudo ndodheni  nëpërmjet celularit apo tabletit tuaj.

Me investimet më të fundit në teknologjinë 4G në të gjithë vendin, VodafoneBooks është një tjetër shërbim që i mundëson klientëve të përfitojnë nga rrjeti më i madh në vend, Vodafone.

Ky projekt tregon përkushtimin e kompanisë Vodafone ndaj arsimit dhe në këtë kuadër, kjo platformë dixhitale do t’u vijë në shërbim si botuesve shqiptarë ashtu edhe lexuesve, me një mori librash të këndshëm.200719_1
Për të nisur rrugëtimin me këtë mënyrë novatore të të lexuarit, përdoruesit mund të vizitojnë faqen zyrtare www.vodafonebooks.al, ose të shkarkojnë aplikacionin “Vodafone Book” për Android dhe iOS dhe të nisin menjëherë shkarkimin pa pagesë të librave që dëshirojnë në versionin PDF.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here