Home Aktualitet PD akuzon Ramën: tentoi të bllokonte vizat

PD akuzon Ramën: tentoi të bllokonte vizat

664
0

Mazhoranca akuzoi sot opozitën se në mënyrë të qëllimshme tentoi të bllokojë procesin e liberalizimit të vizave, por dështoi.

Deputetja Arenca Trashani ftoi deputetët socialistë që të bashkohen për të nisur reformimin e Kodit Zgjedhor. “Edvin Rama dështoi në përpjekjen e tij, për të shtyrë vendimin e liberalizimit të vizave. Në fakt kjo ishte fiaskoja e fundit e turpshme e tij”, theksoi Trashani.

“Njoftojmë zotin Rama se liderët e grupeve të djathta e të majta i kanë kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të fillojë punën për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it për Kodin Elektoral”, shtoi ajo.

Sipas Trashanit, Rama nuk duhet t’i vendosë më në pozita qesharake dhe kundër interesave të popullit deputetët e PS-së. “Ftoj kolegët socialistë që të bashkohen me mazhorancën për t’i bërë përmirësime të tjera kodit elektoral”, përfundoi deputetja e djathtë.

Previous articleSuperaksioni antidroge, kapen 5.5 kg heroine
Next articleKatër artistë kosovarë ekspozitë pikture në Muzeun Kombëtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here