Home Kulture Katër artistë kosovarë ekspozitë pikture në Muzeun Kombëtar

Katër artistë kosovarë ekspozitë pikture në Muzeun Kombëtar

831
0

Katër artistë të rinj nga Kosova, Migjen Limani, Armend Fazliu, Venhar Sadiku si dhe Armend Rushiti kanë paraqitur sot në Muzeun Historik punimet e tyre kryesisht në fushën e grafikës, por edhe të realizuara në teknikën vaj në pëlhurë, akrilik në pëlhurë apo monotipise.

Artistët e rinj premtues kosovarë, japin një larmi tablosh dhe punimesh, të cilat e bëjnë ekspozitën mjaft interesante për publikun. Kështu Limani përpiqet të flasë nëpërmjet idesë dhe metaforës figurative, për një qasje të re dhe imediate në mbrojtjen e natyrës, nëpërmjet një cikli grafikash të realizuara me një frymë të re kreativiteti.

Fazliu prezanton fletëgrafika të cilat shtjellojnë peisazhin modern dhe kompozicione të cilat flasin me një gamë të pasur figurative. Një tjetër artist i paraqitur në ekspozitë Armend Rushiti, nëpërmjet teknikës vaj në pëlhurë realizon tablo të mbushura me nostalgji për kohën e ikur së bashku me intimen e ambientit të ngrohur dhe të familjarizuar. Së fundmi, Venhar Sadiku trajton motivet e qyteteve të humbura e të mbetura në kujtesën e krijuesit, të cilat i realizon nëpërmjet akrilikës në pëlhurë. Ekspozita e katër artistëve të rinj do të qëndrojë e hapur për disa ditë në ambjentet e brendshme të Muzeut Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here