Home Aktualitet Arratiset nga burgu i Lezhës, kapet në Tiranë

Arratiset nga burgu i Lezhës, kapet në Tiranë

775
0

TIRANE – Arrestohet në kryeqytet një person i shumëkërkuar për grabitje, i arratisur një javë më parë nga Burgu i Lezhës, ku vuante dënimin prej 10 vitesh burg. Me arrestimin e Xhevahir Kasemit, policia tha se ka parandaluar një grabitje të mundshme, pasi i kërkuari kishte me vete një maskë dhe një armë zjarri. Policia tha se Xhevahir Kasemi u arrestua në afërsi të “Zogut të Zi” në kryeqytet, sapo zbriti nga një furgon i Laçit. Në momentin e ndalimit, të kërkuarit i është gjetur një maskë dhe një pistoletë që mbante pa leje, të cilat sipas policisë mund të përdoreshin për të kryer grabitjen e radhës. I kërkuari kishte grabitur një argjendari në Laç, katër ditë para arrestimit. Prangosja e Xhevahir Kasemit u realizua nga oficerët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit dhe ata të Kërkimit. Kasemi, lindur e banues në Laç, është dënuar me dhjetë vjet burg për grabitje me armë. Aktualisht ai kishte bërë pothuajse nëntë vjet burg dhe i kishin mbetur për të mbaruar dënimin edhe 14 muaj. Më 11 qershor të këtij viti, ai ka përfituar një leje pesë ditore, pasi do të shkonte të qëndronte pranë familjes për një sebep familjar. Leja e tij zgjaste deri në orën 16:00 të datës 16 qershor, por ai nuk është rikthyer në burg, ashtu siç parashikohet në marrëveshje. Personat që kanë plotësuar dosjen e dhënies së lejes ndaj të dënuarit, prokuroria ka nisur një hetim për rrethanat e këtij vendimi. Sipas të dhënave nga prokuroria, dosja e tyre është hetuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje dhe i ka nxjerrë me shkelje procedurash gjatë ushtrimit të detyrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here