Home Aktualitet Urdhri, asnje gardist nuk do marre arme ne shtepi

Urdhri, asnje gardist nuk do marre arme ne shtepi

727
0

garda-e-republikesNënoficerët e Gardës së Republikës nuk do të marrin më armën në shtëpi për ta mbajtur atë dhe jashtë kushteve të shërbimit. Përmes një urdhëri të prerë të dhënë vetëm dy ditë më parë, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako ka kërkuar që të gjithë nënoficerët e Gardës së Republikës pas përfundimit të shërbimit, do të dorëzojnë në repartin përkatës armët e tyre për të udhëtuar në drejtim të shtëpisë dhe në kohën e lirë i paarmatosur.

Mësohet se një urdhër i tillë prek një numër shumë të madh punonjësish të Gardës, pasi pjesa më e madhe e tyre janë nënoficerë. Ndërkohë që urdhëri i nxjerrë për Gardën e Republikës nuk prek oficerët, të cilët ashtu sikurse më parë do të kenë të drejtën e mbajtjes së armës dhe pas përfundimit të shërbimit ditor sipas detyrës. Mësohet se urdhëri i Komandantit të komanduar të Gardës së Republikës, Gramoz Sato për dorëzimin e armëve të shërbimit për nënoficerët në momentin që përfundojnë atë, ka nisur të zbatohet që ditën e djeshme. Teksa nënoficerët gardistë kanë lënë në repart armët e tyre pas përfundimit të punës, për t’i marrë sërish ditën që do të kenë shërbim sipas grafikut.

Urdhëri i dhënë për dorëzimin e armës nga ana e nënoficerëve të Gardës në fund të orarit të shërbimit në repartin respektiv është në kuadër të përpjekjeve për të reformuar Gardën por dhe për të parandaluar përdorimin e armëve të shtetit në shërbim të punës jashtë orarit nëpër ambjente private, resorte turistike, kazino dhe lokale të tjera luksi.
Pasi në këtë rast vihet në dilemë vetë institucioni i rëndëisshëm i shtetit, që ka për detyrë ruajtjen e personaliteteve dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë. Nga ana tjetër, me armët që kanë pasur në shtëpi nënoficerët e Gardës së Republikës, në jo pak raste janë kryer vrasje nga pakujdesia nga familjarët e vetë ushtarakëve, por dhe janë kryer vrasje dhe përdorur në konflikte të ndryshme, duke përbërë një rrezik të madh për qytetarët dhe zonat në të cilën jetojnë këta nënoficerë të Gardës.

Reforma në Gardë ka filluar disa ditë më parë teksa ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka thënë se fillon procesi i reformës më themelore në këtë institucion, ndoshta më i rendësishmi në 85 vjetët e ekzistencës së këtij institucioni. Sipas tij, Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më si e tillë dhe brenda 100 ditëve, do ketë përfunduar procesi i reformimit dhe modernizimit, për ti dhënë jetë Drejtorisë së Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, e cila nuk do të varet më nga Ministri i Brendshëm siç ishte deri më sot Garda e Republikës, por do të jetë në zinxhirin e kompetencës dhe përgjegjësisë së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Duke paralajmëruar dhe një zingjir reformash në funksion të kësaj reforme, deklarimi i së cilës ka sjellë dhe reagimin opozitës, përmes liderit të saj historik Sali Berisha por dhe ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka se po shuhet historia e këtij isntitucioni.

PRECEDENTI

Vite më parë, në kohën e qeverisjes së të djathtës në mandatin 1992-1997, u mor vendimi që të gjithë oficerët madhorë ose jo të Forcave të Armatosura të Ushtrisë shqiptare të dorëzonin armët pas përfundimit të shërbimit dhe orarit zyrtar në dikaster.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here