Një automjet përfundoi në lumin Shkumbin mesditen e sotme në zonën e kthesave të Murrashit në aksin Librazhd-Elbasan.
Pas njoftimit nga ana e deshmitareve ne vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila e gjeti mjetin ne uje rreth 4 kilometra larg vendit ku jane shenjat e daljes se mjetit nga rruga. Policia e ka te pamundur identifikimin e mjetit, targa e te cilit nuk mund te duket. Mendohet se ne mjet udhetonin tre persona te cilet rezultojne te zhdukur.
Automjeti gjendet ne nje zone te lumit ku thellesia eshte e madhe. Rrjedha e lumit Shkumbin eshte shume e forte dhe eshte pothuajse e pamundur nderhyrja per te nxjerre automjetin nga lumi.
Personat qe ndodheshin brenda ne mjet mendohet se jane rrembyer nga rrjedha e ujit ne tentative per te dale jashte. Sipas policise vendi ku ka ndodhur aksidenti eshte nje zone ku shpejtesia duhet te jete shume e vogel per shkak te lageshtires ne rruge dhe kthesave shume te forta.