Besimtarët myslimanë bektashianë kremtojnë sot, ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si Dita e Nevruzit.
Dita e Sulltan Nevruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe.
Sipas sektit bektashian festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Me rastin e kësaj feste në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do te zhvillohet ceremonia tradicionale fetare ku Kreu i Komunitetit të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, do të urojë të gjithë besimtarët me rastin e Sulltan Nevruzit.
Kryegjyshatën pritet ta vizitojne sot edhe krerë të lartë të shtetit dhe të politikës