Home ShowBiz Zajmina provokon fansat, prek veten ne pjeset imtime

Zajmina provokon fansat, prek veten ne pjeset imtime

617
0

Edhe pse prej një periudhe të gjatë Zajmina Vasjari ka shmangur daljet në ekran, ajo duket se është e angazhuar me koncertet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ashtu siç ka pohuar, ajo është e fokusuar për mbajtjen e trupit në formë, siç duket në këtë foto. Këngëtarja 26-vjeçare është fotografuar gjatë një koncerti të saj dhe perfomancën në skenë e ka shoqëruar me sjellje provokuese, siç janë prekjet që i bën vetes në pjesët intime. Tashmë kjo mënyrë sjelljeje në skenë ka dalë në modë, fillimisht nga këngëtaret e huaja dhe së fundi e eksperimentuar nga këngëtaret shqiptare.

Këtë verë këngëtarja u fotografua nga paparaci ynë në shoqërinë e të dashurit të saj ndërsa pushonte në plazhin e Himarës. Zajmina ka një lidhje prej disa vitesh, por ajo ka zgjedhur të mos flasë asnjëherë në media për këtë çështje, duke e ruajtur sekret. Për sa i përket muzikës, ajo këtë verë prezantoi klipin e saj “I kom”, duke përdorur artilerinë e rëndë ushtarake dhe armët gjatë xhirimeve.

zajmina

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here