Home Politike Ngjela: Shumica nisi goditjen penale, por prokuroria do deformojë hetimet

Ngjela: Shumica nisi goditjen penale, por prokuroria do deformojë hetimet

892
1

ngjelaKreu i PLD-së, Spartak Ngjela, aleati i socialistëve, paralajmëroi dje se maxhoranca ka filluar goditjen penale. Në një ese të publikuar në faqen e tij, në “Facebook”, Ngjela shkruan: “Ka filluar goditja penale. Në fakt kjo pritej, sepse maxhorancës aktuale, nëse nuk do të denonconte krimin, do t’i humbiste krejt fuqia dhe në Shqipëri do të fillonin lëvizjet. Shqiptarët janë të ngarkuar emocionalisht kundër korrupsionit e krimit dhe për këtë kanë votuar masivisht kundër Sali Berishës”.

“Prandaj”, – vijon Ngjela – “prokuroria është inonduar nga denoncimet që po bëjnë qeveritarët e rinj nga hetimi i dokumentacionit që gjendet në analet e dikastereve qendrore”. Më tej, ai vijon, “tani gjithçka është sheshit dhe prokuroria nuk ka nga t’ia mbajë në këtë fillim. Por ky është vetëm fillimi, sepse Prokurori i Përgjithshëm është i Saliut. Çfarë do të ndodhë?”. Ai analizon se “kjo prokurori është e dominuar edhe nga forca e pushtetit politik që ka ikur, por që ka mbetur te Presidenti i Republikës; edhe nga forca e parasë, që sigurisht se vjen nga poshtë”. “Unë mendoj se nuk do të ketë mundësi që prokuroria e sotme t’i hetojë normalisht këto çështje. Shenjat e deritanishme janë se ajo do ta deformojë hetimin dhe me hetim të deformuar, do t’i dërgojë çështjet në gjykatë, e cila duke qenë edhe ajo e korruptuar, do t’i pushojë çështjet për “mungesë provash”, ose do të japë pafajësi sërish me këtë motivacion: Nuk ka prova të mjaftueshme”, komenton Ngjela.

Ai propozon ndërkaq që reforma të jetë e thellë dhe “këtë duhet ta dijë mirë e ta shohë edhe Presidenti i Republikës, edhe Prokurori i Përgjithshëm, edhe KLD-ja”.

1 COMMENT

  1. Mbi kete toke e nen kete qiell, vec Ngjela asht burre i mire, mbas meje.Shko, more balosh se je ba si Sherifi i bahcallekut. Ty, nuk te afron asnjilloj qeverie, sepse do me ia lane vedit ditunine, athue se zbulue themren e Akilit. Kaloji i qete keto dite PENSIONI, jo " vende-vende", si puna jeme, po gjithkund ke dale n' PENSION. Je i deshtuem edhe me te persekutuemit per te cilet se cove zanin nji here. KaLOSH MIRE!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here