Home Aktualitet Aksidentet ne rruge ,ja raporti per 2013.

Aksidentet ne rruge ,ja raporti per 2013.

955
0

Pamje-nga-aksidente-rrugore-300x181Pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore gjatë vitit 2013 kanë ndodhur gjatë ditës, në rrugë të drejtë, të thatë dhe të asfaltuar, ndërkohë që 57,9% e tyre janë shënuar në zonat urbane.

Të dhënat vijnë përmes raportit për periudhën janar-shtator 2013, të publikuar nga Ministria e Transporteve. Duke iu referuar aksidenteve me vdekje, raporti specifikon se 62% e tyre kanë ndodhur ditën, 89,2% në rrugë të mira sipas parametrave, 66,7% në rrugë të drejta dhe 95,9% në rrugë të asfaltuara. 81% e aksidenteve me pasoja fatale kanë ndodhur në mot të thatë e pa reshje, ndërkohë që duket se mosha e madhe e mjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë përmban një faktor tjetër kyç kur vjen fjala te humbjet në jetë njerëzish, duke qenë se 85,8% e tyre janë shkaktuar nga mjete me moshë më të madhe se 10 vjet. “Gjatë muajve të verës kemi një rritje prej 20% të aksidenteve fatale, krahasuar me mesataren mujore, si rezultat i rritjes së madhe të numrit të mjeteve dhe rritjes së fluksit të lëvizjes së mjeteve”, specifikon raporti i Ministrisë së Transporteve. Sipas raportit, deri në shtator të këtij viti janë regjistruar në total 1520 aksidente. 1050 prej tyre kanë shkaktuar plagosje të lehta, 275 kanë shkaktuar plagosje të rënda, ndërkohë që numri i aksidenteve me pasoja fatale është 195.

5 shkaqet kryesore
Sipas ekspertizës, janë 5 shkaqet kryesore të ndodhjes së aksidenteve rrugore. E para është shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilën lëvizin drejtuesit. Së dyti, tërheqja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit. Së treti, besimi i krijuar mbas një periudhe 3-vjeçare në drejtim mjeti (meqenëse drejtuesit e rinj janë më të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të qarkullimit dhe më të vëmendshëm në drejtimin e mjetit), moszbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Faktori i katërt ka të bëjë me moshën e madhe të mjeteve që lëvizin nëpër rrugët tona. Ndërkohë që, duket se edhe këmbësorët kanë peshën e tyre të fajit në totalin e aksidenteve me vdekje, duke qenë se shkaku i pestë i vdekjeve ka të bëjë me mosrespektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësoret (kalim rruge pa kujdes dhe jo në vendet e caktuara). “Arsyet kryesore të rritjes së numrit të aksidenteve në vitet e fundit janë: Rritja e fluksit të lëvizjes së mjeteve në akset kryesore; Rritja e shpejtësisë së lëvizjes mbi normat e lejuara; Moszbatimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët”, specifikon raporti për janar- shtator 2013.

Ekspertiza
Në raportin për vitin 2012, Policia e Shtetit konkludon se numri i aksidenteve fatale dhe viktimave në trafikun rrugor varet nga një numër faktorësh të ndryshëm, të tilla si fluksi i trafikut, faktorët rrethues të ambientit dhe masat e sigurisë rrugore. Në vitin 2012 kanë ndodhur 1870 aksidente rrugore, ku 334 persona janë vrarë (nga këta, 258 meshkuj e 76 femra), 481 persona janë plagosur rëndë (nga këta, 352 meshkuj e 129 femra) dhe 1754 janë të plagosur lehtë, ku një pjesë prej tyre do të jetë me aftësi të kufizuar për pjesën tjetër të jetës së tyre, në disa raste, duke rezultuar në vështirësi financiare për familjet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here