Home Aktualitet Ngricat, ja akset me te rezikuara.

Ngricat, ja akset me te rezikuara.

680
0

ngricatPër shkak të ngricave në rrugë Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në orët e para të mëngjesit apo gjatë orëve të natës. Kujdes duhet të tregohet në akset rrugore:
• në Qafë Plloçë
• në Qafë Qarri
• si dhe në kthesat e Kapshticës.

Po ashtu drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm dhe gjatë lëvizjes në akset rrugore Fushë Dukagjin- Kukës dhe Kukës-Morinë, si rezultat i mjegullës së vazhdueshme dhe pamjes së kufizuar, si dhe i ngricave të natës dhe lagështirës.

Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor, gjatë lëvizjes në këto akse rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here