Një person është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i krimit.
Mësohet se autorët kanë kryer atentat ndaj një personi në sektorin “Hekurudha”, ndërsa janë larguar nga vendi i krimit me një automjet tip Benz ngjyrë gri me targa kosovare. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo i autorëve të krimit.
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje është vënë në ndjekje të automjetit të autorëve.