Home ShowBiz Elvana Gjata: Flori, nje njeri shume i shrenjte per mua

Elvana Gjata: Flori, nje njeri shume i shrenjte per mua

1796
0

elvana-gjata-velvvet1Në stilin e një vajze me ngjyrë, gërshetat e rëndë në kokë tashmë janë kurora e Elvana Gjatës, për imazhin e albumit të ri në stilin retro, në bashkëpunim me Flori Mumajesin. E për jetën me kantautorin jashtë muzikës, këngët e saj të dashurisë, lotët që mund të ketë derdhur, paratë dhe regjimin njëvjeçar për të bërë trupin perfekt që i duhet një artisteje skene, Elvana flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Pas bashkëpunimit me Mc Kreshën dhe klipit “Disco, Disco”, një tjetër rikthim në kohë për sa i përket stilit që sjell. Pse ky pasion për të shkuarën?
Kjo zgjedhje nga ne, pasi e tillë është fryma që përmban ky album i ri. Bashkë me Florin, të frymëzuar prej muzikës R&B, pop, funky të viteve ‘70, ’80, ‘90 u inspiruam të sillnim një album në stil retro. Që prej këngës “1990″, e cila prodhoi një trend të ri për tregun tonë muzikor, ne vazhdojmë të jemi ende në këtë logjikë.

Kësaj here je komentuar për ngjashmëri me femrat seksi afrikane të viteve’90. Çfarë komentesh ke marrë?
Gjithmonë më ka tërhequr kultura, stili i jetës dhe muzika, mbi të gjitha e njerëzve me ngjyrë. Unë provoj gjithçka, tek e cila jam e sigurt se e gjej veten. I kam bërë flokët më parë kështu, kur kam qenë tepër e vogël, ndonëse në kushte krejt të tjera, sepse frymëzohesha në ato vite nga Janet Jackson. Ne këtë ndjesinë e viteve ‘90 doja të kthehesha sërish. Publiku më ka pritur më mirë seç e prisja në këtë stil, por ka pasur edhe komente me ngjyra racizmi. Por për mua njerëzit janë të barabartë.

elvana-gjata-velvvet2

Cilave projekte të reja muzikore i paraprin ky imazh ndryshe? Ç’mund të na zbulosh për këngën tënde të re dhe të tjera plane për verën?
Mbas fotove të reja që punuam me fotografin dhe artistin Eugenio Qose, vendosëm të xhirojmë një music video për një këngë të re, që do të publikohet këtë verë.

Është ky momenti yt më i mirë në muzikë për ty, ç’mund të na zbulosh rreth axhendës koncertore të vitit 2014?
Më duhet të punoj edhe më shumë për të zbuluar figurën time në dimensione edhe më të mëdha. Koncertet do të jenë në formë turi, me një koncept ndryshe nga viti i kaluar.

Ekzistojnë miqësitë e sinqerta mes artistëve? Cilët janë miqtë e tu më të mirë?
Ekzistojnë, edhe pse sipas meje jo gjithmonë, por kjo ndodh kudo, jo vetëm në muzikë. Në fakt, unë kam qenë gjithmonë e tërhequr në njohje apo afrime me artistë të tjerë. Jo sepse paragjykoja por kam qenë më e vogël dhe kam dashur të tregohem e matur në raportet që ndërtoja. Derisa njoha Besa Kokëdhimën, një artiste dhe njeri plot vlera. Kam shumë miq të tjerë kolegë artistë, me të cilët ndajmë respekt reciprok.

Tashmë bashkëpunëtori yt më i afërt është Flori Mumajesi, të cilit për ditëlindje iu drejtove me fjalët “Je gjaku im”. Si ta kuptojmë këtë, çfarë është ai për ty jashtë punës?
Ai jashtë punës vazhdon të jetë një nga njerëzit e mi më të shtrenjtë. Një njeri, që përveçse më ka ushqyer me muzikë gjatë gjithë këtyre viteve, që tashmë rrjedh në venat e mia, ka qenë aty duke kapërcyer çdo vështirësi bashkë me mua. Ka qenë po aty në çdo sukses timin.

“Nuk bëj plane për martesë e fëmijë”
Mëngjesin e nis me një kafe apo një gotë ujë? Darkën e mbyll me një gotë verë?
E nis me ujë, ndonjëherë edhe e mbyll me një gotë verë.

Shumë lavde i janë thurur fizikut tënd të tonifikuar. Në ç’mënyrë je ushtruar për të perfeksionuar linjat dhe sa kohë të është dashur?
Duke u rritur, kam kuptuar që është shumë e rëndësishme të kesh një trup në formë. Jo vetëm për një shëndet më të mirë dhe më vital, por për një perfomancë edhe më të bukur. Jam marrë intensivisht me fizikun këto vite, sidomos për projektet e fundit.

A e kemi dëgjuar deri tani këngën tënde të dashurisë së vërtetë, cila është ajo?
Dashuria s’ka fund. Përjetimet në dashuri janë nga më të ndryshmet. Unë i kam kënduar në shumë prej këngëve të mia, dhe nuk do të doja të veçoja një të vetme. Do vazhdoj ta bëj sa herë që të ndiej e zbuloj një dimension të ri.

Në diçiturën e një fotoje të fëmijërisë shkruaje që s’ke pasur para në atë kohë, por ishe e lumtur. Po tani që je rritur, është e kundërta?
Nuk është çudi që në kohët që po jetojmë, në këtë xhungël prej betoni ku paraja po zhvlerëson karakterin dhe po varfëron gjithmonë e më shumë shpirtin e njeriut, të mos të kënaqesh e të mos gjesh atë lumturi që në vogëli të gjithë e kemi pasur pa kushte. Mundohem që ta mbaj veten të pastër nga efektet anësore të saj. Dhe jam e gëzuar që paraja nuk ka ndryshuar për asnjë moment pjesën humane brenda meje.

Të ruash ndjeshmërinë, do të thotë edhe të përlotesh ndonjëherë. Ti kur ke qarë për herë të fundit?
Ndodh. Jam natyrë që prekem, në veçanti kur shikoj që me një sjellje timen të pamenduar mirë mund të lëndoj dikë.

Mashkulli yt ideal cili është dhe kur e ëndërron veten në altar?
Për të tilla ëndrra nuk kam fare kohë, të them të drejtën. Tani e gjithë koha është për muzikën dhe karrierën time.

Familja jote do të jetë e madhe, sa fëmijë dëshiron të kesh?
Ka filluar të mos më pëlqejë të bëj plane. Shpresoj Zoti ka menduar një jetë të bukur për mua.

Elvana në kopertinën e revistës italiane “Velvet”
Ndonëse nuk synon një karrierë ndërkombëtare, suksesi asnjëherë nuk i ka munguar, madje ka surprizuar gjithmonë në momentet kur nuk është pritur. Kjo verë sjell shumë befasi nga këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Pasi realizoi një fotosesion të nxehtë duke u shfaqur shumë më ndryshe se çka qenë në look, vjen surpriza e radhës, si kopertina e një reviste ndërkombëtare me emrin “Velvet”, edicioni italian. Aty Elvana rrëfen për veten, karrierën dhe jetën e saj, e gjithë kjo e shoqëruar me një album fotografik super hot.
elvana-gjata-velvvet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here