Gjermania është para një sfide të vështirë me Anglinë, por në kampin gjerman besojnë se do t’i kalojnë ata pa probleme.
Dhe ka një argument këtu. Dy ditë përpara ndeshjes me rivalin kryesor, Anglinë, apo siç quhen ndryshe “tre luanët”, lojtarët gjerman vizituar një park luanësh afër bazës së tyre stërvitore në Pretroria dhe luajtën me ta duke luajtur me disa këlyshë.
“Unë jam i lumtur të them se lojtarët e kthyen shëndoshë e mirë dhe se askush prej tyre nuk u hëngrën nga luanët”, – bëri shaka trajneri Johakim Lëv.
Kapiteni Filip Lahm tha se ishte një gjë e mirë për lojtarët që u shkëputën nga rutina e përditshme në hotelin e tyre, por ata nuk do t’i trajtojnë kundërshtarët e tyre angleze me xhentilesë.
“Ne vizituam luanët në mëngjes, ne nuk i prekëm të mëdhenjtë, por luajtëm me këlyshët e tyre”, – tha Lahm. “Por të dielën ne do të shkojmë të luftojmë në situata një kundër një me shumë më tepër agresivitet”.
Anglia dhe Gjermania kanë luajtur kundër njëra-tjetrës në disa ndeshje të rëndësishme të Kupës së Botës, përfshirë finalen e vitit 1966 të fituar nga Anglia dhe gjysmëfinalen e vitit 1990 të fituar me penallti nga Gjermania.
“Është viti 2010 dhe këto ndeshje nuk do të thonë shumë”, – tha Lahm “Ne nuk kishim lindur atëherë”.
“Anglia është gjithmonë Angli. Është një ekip me shumë shpirt luftues dhe mentalitet të fuqishëm, me një eksperiencë të pabesueshme”, – tha trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv.