Home Aktualitet Laç, arrestohet polici, trafikonte arme

Laç, arrestohet polici, trafikonte arme

1176
0

armeNjë punonjës policie në qytetin e Laçit është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi dyshohet se grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimin e tyre dhe ishte mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit.

SHKB ka arrestuar në flagrancë inspektorin Ramazan Guri, 45 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Laç. Gjatë kontrollit në banesën e punonjësit të policisë, në Mamuras, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan: 1 automatik model 56, 7 pushkë automatike, 2 çifte pa leje, 2 pako eksploziv i tipit tritol; ndezës të unifikuar, fitil zjarrpërcjellës, 8 granata dore, 3500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësine e provave materiale u gjetën edhe pjesë këmbimi automjetesh të vjedhura nga pika e bllokimit të mjeteve në Komisariatin e Policisë Laç.

Ndaj punonjesit të policisë, SHKB ka nisur proçedimin, pasi ai dyshohej se po grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimi, e po ashtu dyshohet si mbështetes i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here