Home Sport Vendimi i Uefa-s: Skenderbeu do te bjere nga kategoria

Vendimi i Uefa-s: Skenderbeu do te bjere nga kategoria

846
0

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka bërë një status në “Facebook” ku paralajmëron rrëzimin e Skënderbeut nga kategoria me urdhër të UEFA-s.

Sipas Gjikës, njëra mes Vllaznisë dhe Tiranës do rrëzohet javën e ardhshme pas ndeshjes direkte. Por cilado që të bjerë në Kategorinë e Parë do të kthehet përsëri në Superiore pasi UEFA do të dënojë Skënderbeun me një pezullim të gjatë.

POSTIMI I GJIKËS:

Mbajeni mirë shënim ketë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!
E di që do më shani, por do duroj!
Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:
1.Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
2.Skënderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!
3.Skënderbeu dënohet të zbresi një kategori më poshtë nga Superliga!
4.Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Siperlige Tirana apo Vllaznia në vend të Skënderbeut!
Keni për ta parë që do ndodhi kështu!
Ps: kushdo që do më shaje apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do tja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them une sot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here