Gazetarja e njohur Iva Tiço është duke kaluar disa ditë relaksi në ishujt Seychelles. Megjithatë ajo çka bie në sy është një foto mjaft interesante ku gazetarja shfaqet topless duke ecur buzë detit. “Duke medituar” është dixhitura e fotos dhe Tiço duket në formë të shkëlqyer fizike. Linjat e saj të kuruara duket se ngjasojnë me ato të modeleve të njohura. Duket se Iva ka dashur ti falë vetes disa ditë relaksi pas mbylljes së edicionit të katërt të “Dancing With The Stars”, ku edhe këtë vit ajo ishte pjesë e jurisë.