Tirana ka denoncuar persëri tifozët e Partizanit për dëme materiale të shkaktuara në “Selman Stërmasi”. Përmes një njoftimi në “Facebook”, klubi bardheblu ka denoncuar publikisht mbështetësit e kuq për thyerjen e stolave në tribunat ku ishin vendosur për derbin e luajtur dje dhe sot. 24 herë kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë Federatës Shqiptare të Futbollit që të zhdëmtohen jo vetëm për këtë herë, por edhe për stolat e thyer në dy derbet paraardhëse.
KF Tirana denoncon publikisht demin e kryer nga tifozet e Partizanit ne stadiumin “Selman Stermasi”. Ne menyre te perseritur, ne sektorin mik, tifozet e kuq kane demtuar nje numer te konsiderueshem stolash ne takimin e luajtur dje dhe sot.
Klubi ka dokumentuar demin e kryer dhe ka bere denoncimin perkates prane zyrtareve te Federates Shqiptare te Futbollit, te cilet gjithashtu kane konstatuar ne perfundim te ndeshjes, cfare ka ndodhur ne kete pjese te stadiumit.
KF Tirana do te kerkoj prane FSHF-se zhdemtimin e demit te kryer ne ndeshjen e sotme, por dhe ne dy perballjet e sezonit te kaluar, te luajtura ne stadiumin “Selman Stermasi”. Me teper se 500 stola ne total jane thyer ne keto tre ndeshje nga tifozet e Partizanit”.