Një 14-vjeçar është arrestuar si autori i incidentit të ndodhur mbrëmë me autobusin ku udhëtonte ekipi i kombëtares serbe nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës për tu akomoduar në hotel “Sheraton”. Policia e Tiranës tha se minoreni me inicialet M.Q është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 3.
Autobusi me të cilin vinin drejt kryeqytetit futbollistët e ekipit serb u qëllua me gurë. Në videot e publikuara për këtë incident duket se autobusi është qëlluar nga një person që qëndron në anë të rrugës, mbrapa shpinës së efektivit të policisë. Në video dëgjohet zhurma e gurit në xhamin e autobusit, që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të personave të pranishëm në vendngjarje.
Incidenti u raportua menjëherë nga mediat serbe ndërsa Federata e tyre e Futbollit kërcënoi për bojkot të ndeshjes nëse ngjarje të tilla do të përsëriteshin. Madje për këtë incident është informuar edhe UEFA.
Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama shprehu sot keqardhjen për këtë incident, duke thënë se rreziku i nacionalizmit është i pranishëm në të dyja vendet fqinje dhe ndaj duhet punuar edhe më shumë për bashkëjetesën mes dy popujve.
“Më vjen shumë keq që dje një djalë 14-15 vjeç hodhi një gurë drejt autobusit të Serbisë dhe kjo tregon se sa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata juaj mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit të urrejtjes dhe përjashtimit është i pranishëm gjithmonë. Prandaj na duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për edukimin për njohjen e vlerave të bashkëjetesës ashtu siç na e kanë mësuar ne të parët tanë jua kanë mësuar”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit sot në kryeministri me studentë serbë dhe shqiptarë.
Mirkov: Nuk rrezikojmë lojtarët nga huliganët shqiptarë
Pas incidentit, shefi i sigurisë të federatës serbe ka paralajmëruar se nëse do të ketë dhe një incident tjetër lojtarët serb nuk do të futen në fushë. Milivoj Mirkov ka thënë se gjithë po bëjnë përpjekje të mëdha për të parandaluar ndonjë incident, megjithatë sipas tij duhet më shumë siguri për lojtarët serb.
“Ne jemi të gjithë të shqetësuar për incidentin dhe kërkojmë që situate të tilla të shmangen. Ne kërkojmë garanci shtesë dhenë varësi të zhvillimeve që do ndodhin ne do marrim masat tona. Nuk rrezikojmë lojtarët nga huliganët shqiptarë”, deklaroi tha Mirkov.
Po mire mor Zoti Mirko po ata djem qe u keqtrajtuan atje sishin bira nenash? Po pse me nje gure u dhjete ju?