“Aleanca për qytetarin” mbyll fushatën elektorale në qytetin e Korçës, aty ku kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode, premtuan se me në krye Andrea Mano, qyteti i Korçës, do të kthehet në një qytet europian.
Shefi i qeverisë Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiakun e ardhshëm të bashkisë, theksoi se flaka e fitores tashmë është ndezur.
“Shqiptarët më 8 maj do të votojnë për Shqipërinë në Europë dhe për Korçën në Europë. Përulem me nderim të madh para jush për përkushtimin dhe angazhimin e plotë për të kthyer në realitet ëndrrën më të bukur për Korçën e Shqipërinë” deklaroi Berisha.
Nga qyteti i Korçës, Bode foli për politika dhe programe dinjitoze, për mirëqënie dhe zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa pas 8 majit, qyteti do të ketë një pamje të re.
“Për dy ditë do të vendosim për Korçën europiane, të një projekti të ri për Korçën, ku ju jeni të parët” deklaroi Bode.