Home Politike Opozita publikon fakte të tjera mbi aferat e ministrit Dritan Prifti

Opozita publikon fakte të tjera mbi aferat e ministrit Dritan Prifti

822
0

Ndërsa ka vënë theksin tek heshtja e kryeministrit, Prokurosisë, si dhe vetë ministrit, Partia Socialiste ka bërë publike sot fakte të reja mbi pasurinë e Priftit.

Duke iu referuar kompanisë “Fortis 2”, deputetja e PS-së Vasilika Hysi tha se kjo kompani është themeluar me një kapital prej 1 milion lekësh të vjetra, ndërsa për dy vite me rradhë nuk ka patur fitim, madje ka dalë me humbje me mbi mbi 66 milion lekë.

“Si shpjegohet që 30.5% e aksioneve të kësaj kompanie me bilanc falimenti, që në dy vjet nuk ka prodhuar as edhe një tullë, nuk ka nxjerrë asnjë qindarkë fitim dhe ka një borxh prej rreth 7 milion eurosh si dhe tre persona të punësuar, shiten nga Ministri Prifti dhe blihen për 1.8 milion euro nga biznesmeni Rasim Hamzaraj, kushëriri i ministrit tjetër të LSI Petrit Vasili” ka shpjeguar Hysi

” …Si ka mundësi vazhdoi më tej Hysi, që 30.5% e një kompanie me financa të tilla në gjendje të mjerueshme të shitet për 1.8 milion euro? A është kjo një blerje apo një rryshfet që i jepet ministrit Prifti për shërbimet e favoret që ka kryer si ministër i ekonomisë?”

Deputetja Hysi në mbyllje të deklaratës së saj i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që të publikojë bilancin për vitin 2009 të kompanisë së Dritan Priftit, si dhe organeve të drejtësisë të nisin hetimet.

**************************************

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i është rikthyer sot bashkëbisedimit të tij me gazetarët, ndërsa është ndalur në disa çështje për t’i diskutuar.

Duke folur për luftën ndaj korrupsionit Rama foli për disa fakte që sipas tij janë “trofetë” e Berishës kundër korrupsionit, te cilat vetë Rama i quajti “mbresëlënëse”.

“Qysh nga viti 2005 e deri tani, ata që konsiderohen si zyrtar të lartë të çuar përpara drejtësisë janë:
Kryetari i komunës Golem, pas një dënimi minimal sot është në gjendje të lirë dhe pasuria e tij rezulton e paprekur.
Kryetari i komunës Kashar pas një dënimi minimal sot është në gjendje të lirë dhe pasuria e tij rezulton e paprekur.
Zv.ministiri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, i cili u arrestua u akuzua dhe doli nga burgu si i pafajshëm. Aktualisht drejton Dhomën e Tregtisë dhe vendimi i pafajësisë hedh hije të forta dyshimi mbi motivin e arrestimit të tij.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve i cili u arrestua, u akuzua e u gjykua dhe sot është i lirë.
Drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, i cili u përgjua, u akuzua, doli nga burgu pas dy muajsh nën arsyetimin se ka sjellje të mirë dhe nuk përbën rrezik largimi.
Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë u arrestua, u akuzua dhe u nxor nga burgu pas dy muajsh. Aktualisht rezulton i zhdukur. Pas disa javësh asnjëri nuk është në gjendje të thotë nëse ky njeri është i fshehur apo është tërësisht i zhdukur. Ndërkohë ende nuk është gjykuar për akuzën e ngritur ndaj tij.
Drejtori i Inspektoratit Teknik në Ministrinë e Ekonomisë i cili u arrestua, u akuzua, u nxor nga burgu po pas dy muajsh dhe ende nuk është gjykuar për akuzën e ngritur ndaj tij.
Drejtori i Burgut Rrogozhinë u arrestua, u akuzua. Ka dalë nga burgu me motiv arsye shëndetësore, se ka kaluar një të ftohur dhe nuk mbushet mirë me frymë në qeli. Ende nuk është gjykuar për akuzën ndaj tij.
Ky është një bilanc i të gjitha rasteve që mund të konsiderohen raste të çuarjes para drejtësisë për shkak korrupsionin të zyrtarëve në një nivel të lartë. Më lartë s’ka, më poshtë ka ndoshta më shumë, por që në fakt paguajnë haraçin e të qenit në periferinë e mbretërisë së korrupsionit”

Çështje të tjera të diskutuara sot nga Rama ishin kriza ekonomike, dhe ekonomia e sotme si krizë e qeverisjes.

Ai paralajmëroi fakte të reja mbi pasurimin e ministrit Prifti, si dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshi si dhe bëri me dije se po mbildhen fakte për një tjetër rast korrupsioni brenda qeverisë.

Më poshte bashkëbisedimi i plotë i Ramës me gazetarët

Dëshiroj që sot të bashkëbisedojmë duke nisur paraprakisht, duke vënë theksin në dy çështje themelore, në krizën ekonomike dhe ekonominë e sotme si krizë e qeverisjes.

Është e qartë se bilanci i përgjithshëm i gjendjes ekonomike flet në çdo shifër. Është e qartë se rritja ekonomike e pretenduar dhe e afishuar në vitet e fundit rezulton po sipas shifrave kundërthënëse zyrtare të ketë qenë fiktive. Ashtu siç është e qartë se edhe rritja reale ka qenë një rritje ekonomike pa zhvillim ekonomik e mbi të gjitha pa punësim. Borxhi zyrtar real, pra bazuar në shifrat zyrtare është mbi 60%, ndërkohë që ai jo zyrtar por real është mbi 100 %. Rënia e fuqisë së lekut mbi 20% dhe në tërësi një banditizëm shtetëror mbi sipërmarrjen për të kompensuar përmes dhunës dhe mes gjobave arbitrare një boshllëk të pakonpensueshëm tanimë për ekonominë në harkun e këtij viti. Por përtej kësaj pamjeje për të cilën kemi folur thuajse në të gjitha herët qëndron kriza e qeverisjes si gjenerator i një ekonomie në rrënim dhe korrupsioni i cili tanimë po shpërfaqet përmes provash dhe faktesh të përditshme në sytë e të gjithë shqiptarëve si substanca e gjithë kësaj krize qeverisëse, si palca e qeverisjes. Dëshiroj të them se përditë e më shumë bëhet e qarta ndarja mes korrupsionit si baltë e luftës politike, ku prej vitesh u përsëritet pa pushim në vesh shqiptarëve se ky është i korruptuar, ata janë të korruptuar të gjithë janë të korruptuar në funksion të luftës politike dhe nga ana tjetër korrupsioni si palca e qeverisjes, korrupsioni si gjenerator i krizës së qeverisjes. Vërtet ka pasur në vijimësi akuza dhe kundër akuza, ka patur në vijimësi një marrëdhënie të tensionuar e konfliktuale mes palëve edhe për çështjen e korrupsionit, por nuk ka patur të atilla raste dhe të atillë shembuj flagrant si këto që të gjithë po shohim të shfaqen përmes emrash, përmes shifrash, përmes faktesh përpara të gjithë opinionit publik.

Ministri që deklaron 1.8 mln euro fitim në harkun e një viti dhe heshtja përçmuese e kryeministrit ndaj kësaj të vërtete rrëqethëse bazuar mbi teorinë e çudisë që zgjat tre ditë përbëjnë, nga njëra anë një shembull tronditës të qeverisë dhe përbëjnë nga ana tjetër një shembull edhe më tronditës të raportit të kësaj qeveri dhe të vetë kryeministrit dhe të vetë opinionit publik dhe me të vërtetën. Megjithatë të tjera fakte do të dëgjojë opinioni publik në javët në vijim për ministrin në fjalë, ashtu si kundër ky nuk është asnjë shembull i veçuar dhe asnjë rast i izoluar. Prej ditësh opinioni po njihet me shembullin edhe më flagrant, të një deputeteje që në fakt është thjesht pjesë e një oktapodi koncensionesh të pasurisë publike mbi dhe nën tokë. Edhe në këtë rast kjo deputete e lidhur drejtpërdrejt, jo thjesht politikisht me kryeministrin, nuk është rasti i vetëm. Së shpejti kur të jenë plotësuar të gjitha të dhënat faktuese një tjetër rast brenda qeverisë i lidhur me këtë oktapod koncensionesh të pasurisë publike do të dalë në sytë e publikut. Ndërkohë që ne po punojmë instensivisht për të llogaritur në shifra dëmin ekonomik të korrupsionit mbi Shqipërinë dhe ekonominë shqiptare si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të tij mbi ekonominë familjare të çdo familjeje shqiptare që nuk jeton në oborrin e pushtetit. Ndër shumë dokumentet dhe faktet e mbledhura ditë pas dite për përmbajtjen e këtij pushteti të korruptuar unë dëshiroj t’ju njoh sot me një përmbledhje që mua më duket shumë mbresëlënëse mbi “trofetë” e luftës kundër korrupsionit, e asaj lufte të proklamuar si e suksesshme nga ana e qeverisë dhe e materializuar në zyrtarë të lartë, sigurisht me investitorë politike të çuar sipas pretendimit të kryeministrit dhe të atyre që rëndom në tryezën e qeverisë e bëjnë këtë propagandë, para drejtësisë. Me lejoni që tua numëroj për të pasur thjeshtë një ide mbi hipokrizinë e kësaj lufte dhe mbi faktin e thjeshtë se ky pushtet nuk ka asnjë gjasë ta luftojë korrupsionin sepse është tanimë shëmbëlltyra e korrupsionit.

Qysh nga viti 2005 e deri tani, ata që konsiderohen si zyrtar të lartë të çuar përpara drejtësisë janë:

Kryetari i komunës Golem, pas një dënimi minimal sot është në gjendje të lirë dhe pasuria e tij rezulton e paprekur.

Kryetari i komunës Kashar pas një dënimi minimal sot është në gjendje të lirë dhe pasuria e tij rezulton e paprekur.

Zv.ministiri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, i cili u arrestua u akuzua dhe doli nga burgu si i pafajshëm. Aktualisht drejton Dhomën e Tregtisë dhe vendimi i pafajësisë hedh hije të forta dyshimi mbi motivin e arrestimit të tij.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve i cili u arrestua, u akuzua e u gjykua dhe sot është i lirë.

Drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, i cili u përgjua, u akuzua, doli nga burgu pas dy muajsh nën arsyetimin se ka sjellje të mirë dhe nuk përbën rrezik largimi.

Këshilltari i Ministrit të Ekonomisë u arrestua, u akuzua dhe u nxor nga burgu pas dy muajsh. Aktualisht rezulton i zhdukur. Pas disa javësh asnjëri nuk është në gjendje të thotë nëse ky njeri është i fshehur apo është tërësisht i zhdukur. Ndërkohë ende nuk është gjykuar për akuzën e ngritur ndaj tij.

Drejtori i Inspektoratit Teknik në Ministrinë e Ekonomisë i cili u arrestua, u akuzua, u nxor nga burgu po pas dy muajsh dhe ende nuk është gjykuar për akuzën e ngritur ndaj tij.

Drejtori i Burgut Rrogozhinë u arrestua, u akuzua. Ka dalë nga burgu me motiv arsye shëndetësore, se ka kaluar një të ftohur dhe nuk mbushet mirë me frymë në qeli. Ende nuk është gjykuar për akuzën ndaj tij.

Ky është një bilanc i të gjitha rasteve që mund të konsiderohen raste të çuarjes para drejtësisë për shkak korrupsionin të zyrtarëve në një nivel të lartë. Më lartë s’ka, më poshtë ka ndoshta më shumë, por që në fakt paguajnë haraçin e të qenit në periferinë e mbretërisë së korrupsionit.

Do doja ta mbyllja këtë paraqitje me një aspekt të lidhur drejtpërdrejtë me krizën ekonomike dhe me një fushë që së paku për vendin tonë është një fushë e rëndësishme për ekonominë e vendit, pavarësisht nëse vendi është në krizë apo jo, që është turizmi. Kryeministrin e kemi dëgjuar të flasë vijmësisht për një bum turistik, për shtim të vizitorëve në Shqipëri duke numëruar makina që hyjnë e dalin në territorin e Shqipërisë. Është përsëri një rast fatkeq paaftësie por edhe një tjetër rast fatkeq spekulimi dhe mashtrimi të opinionit publik, me gjëra të pathëna e mbi të gjitha me gjëra të cilat do të bënin të qeshte cilindo që do ti dëgjonte këto në vend, që turizmin e njeh dhe e kupton sesi funksionon e sesi zhvillohet. Turizmi as zhvillohet nga numri i makinave që hyjnë e dalin në vend e as matet nga numri i tyre. E aq më tepër në një vend si Shqipëria ku ka një pjesë të konsiderueshme të vetë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe që janë në emigracion e shkojnë e vijnë dhe të shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri por në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, e që hyjnë e dalin në vend jo domosdoshmërish për turizëm, por edhe thjeshtë për të kaluar e për të marrë tragete apo për të ardhur me tragete e përmes Shqipërisë të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Fakti është se asnjë shifër nga ata që masin kapacitet e zhvillimit turistik të një vendi nuk jepet sepse nuk ka shifra të tilla. Sepse nuk ka asnjë sistem të organizimit të turizmit në Shqipëri dhe asnjë sistem matjeje të performacës së këtij sistemit organizmi. Mbi të gjitha fakti që në periudhën qershor -korrik 2010 krahasuar me një vit më parë të ardhurat tatimore, sigurisht duke përllogaritur inflacionin, nuk janë rritur por kanë rënë, mjafton për të kuptuar se çfarë impakti kemi në ekonominë e vendit. Ndërkohë që shqiptarët janë jo vetëm të mençur, por pothuajse të tërë dhe të shëtitur dhe askush nuk mund ta besoj përrallën e një bumi turistik, e zhvillimit të turizmit e një vendi atraktiv dhe konkurrues për turizmin në rajon e jo më në Europë, pasi të gjithë përveç të tjerash kanë jetuar edhe në këtë periudhë dhimbjet e krizës ekonomike.

Ndërkohë që kryeministri ishte në bregdetin Jon, inauguronte për të 9 herë, të dytën, të tretën, të katërtën herë rrugë komunale, duke ardhur vërdallë mbi një plagë nga më të rëndat që ka sot ky vend. Mbi plagën e tmerrshme të pronësisë mbi tokën në të gjithë vijën e bregdetit Jon, që oborri i kryeministrit e ka hapur për arsye që sot i kanë marrë vesh të gjithë banorët e bregdetit Jon. Përtej kësaj është e pamundur të flasim për normalitet e jo më për bum në zhvillimin e turizmit të një vendi me një pronësi të vendosur në këtë situatë konflikti, që pa këtë konflikt ishte e pazgjidhur e fragmentuar, e pa trajtuar në asnjë plan real e serioz zhvillimi. Të gjitha të thënat e kryeministrit përveç atyre me mimikë nga deti ndodhnin mbi asfalt mes ndërtimeve pa leje, që për shkak të këtyre rrugëve komunale të ndërtuara pa asnjë plan zhvillimi po shtohen me shpejtësi. Pra ndërtimet pa leje, mes gropave septike, mes plehrave që për fat të keq me shpejtësi po e shpërfytyrojnë edhe perlën e kurorës së turizmit bregdetar në Shqipëri, që kërcënohet seriozisht nga zhdukja si vlerë dhe nga degjenerimi në formë fort të ngjashme me zona të tjera, që sot janë përfundimisht të humbura në potenciali e zhvillimit turistik të Shqipërisë. Pikërisht për shkak të një zhvillimi barbar të pabazuar mbi asnjë lloj vizioni, mbi asnjë lloj plani, mbi asnjë lloj organizimi por vetëm mbi zhvillimin masakrues të një pasurie që është sa e përveçme aq edhe e përbashkët, që ju takon sa atyre që kanë pronën aq edhe të gjithë shqiptarëve, për shkak të impaktit që ka, mund dhe duhet të ketë në ekonominë e vendit.

Kjo ishte pak a shumë paraqitja që dua të bëjë, duke mirëpritur të gjitha pyetjet tuaja.

Pyetje: Deputetja Vokshi në një dalje publike ka thënë se është e gatshme të hetohet, por ka thënë gjithashtu se do të hetohen bashkëpunëtorët tuaj për afera të ndryshme korruptive.

Për zyrtarët që duhen hetuar fajësoni qeverinë apo organet e drejtësisë? Çfarë do të bëhet me fletët e votimit pasi ekspertë kanë thënë ditët e fundit, që me dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti duhet të digjen fletët e votimit?

Ju dëgjoni vetëm njërën anë kur bëhet fjalë për këta ekspertë, sepse siç ka patur ekspertë që kanë thënë këtë gjë, ka patur dhe ekspertë që kanë thënë të kundërtën. Kjo nuk është një çështje ekspertësh, por është një çështje e thjeshtë e të drejtës kushtetuese për të cilën kemi folur, rifolur dhe do të vazhdojmë të flasim pa u lodhur duke nënvizuar faktin e thjeshtë se djegia e fletëve të votimit do të ishte hedhja në erë e çdo ure komunikimi me pushtetin aktual, për çfarëdo arsye dhe në çfarëdo rrethane. Gjë që do ta thellonte në mënyrë eksponenciale krizën.

Së dyti, sigurisht që ka një kompleksitet arsyesh problematika e rëndë e korrupsionit, që ka për gjenerator qeverinë që nuk qeverisë por që funksionon si një bashkëpunim interesash private, në dëm të interesit publik dhe që ka dobësuar të tërë sistemin e organizimit të shtetit tonë. Pra korrupsioni. Në paraqitjen që bëra për të sjellë një shembull të thjeshtë desha të nënvizoj sesa shterp që është propaganda e sukseseve në luftën kundër korrupsionit, njëkohësisht të vë gishtin në plagën e madhe të korrupsionit, duke theksuar se edhe vetë lufta kundër korrupsionit që bën kjo qeveri është në fakt pjesë e korrupsionit mbi të cilin ajo ngrihet. Që do të thotë se në këto goditje ka shumë hije të rënda dyshimi dhe njëkohësisht se presioni i pushtetit politik mbi pushtetin gjyqësor e ka gjynjëzuar drejtësinë. Jo më kot ne kemi folur për një krizë të rëndë të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe të ekonomisë.

Së treti, pyetët duke u nisur nga një prononcim i deputetes që ka ende kurajon të flasë, ndërkohë që provat e bëjnë një të pandehur të opinionit publik. Por unë ju kujtoj se për çdo akuzë, për çdo shpifje, për çdo top balte të qëlluar në adresën tonë, duke akuzuar, shpifur dhe përbaltur në emër të korrupsionit, qoftë në prokurori dhe qoftë në gjykatë, ka padi penale dhe civile, që kanë kaluar një numër të konsiderueshëm, mbi 30 ndoshta sot dhe që i presin këto zonja dhe këta zotërinj të shkojnë dhe të provojnë këto shpifje, këto akuza, gjithçka që thonë lidhur me të ashtuquajturin korrupsion të Bashkisë së Tiranës apo çfarë do qoftë tjetër.

Është një dallim i madh dhe në këtë dallim të madh unë dua të theksoj se të gjithë duhet të shohin dy alternativa të ndryshme, në kuptimin e procesit politik, në kuptimin e misionit dhe të funksionit të forcave politike. Ne nuk e përdorim korrupsionin si një instrument të luftës politike duke shpifur, duke akuzuar pa prova, duke përbaltur kundërshtarin. Jemi shumë të kujdesshëm dhe për gjithçka kemi bërë publike, jemi mbështetur mbi prova, jemi mbështetur mbi fakte, jemi mbështetur mbi argumenta të pakundërshtueshëm përsa na takon në gjykimin tonë dhe mbi të cilat jemi të gatshëm të përballemi, jo vetëm në rastin kur bëhet fjalë për tu ballafaquar në sytë e opinionit publik, por jemi të gatshëm të përballemi dhe nesër kur të gjitha këto dhe shumë e shumë të tjera do të jenë objekt i një transparence të plotë dhe i të gjitha masave që do të marrim në emër të interesit publik për të zhbërë çka është bërë në dëm të pasurisë së përbashkët të shqiptarëve.

Përsa i përket situatës politike në vend, a do të sjelli PS në muajin shtator propozime të reja, apo palët do të vazhdojnë të rrinë në këto pozicione që janë aktualisht, në lidhje me zgjidhjen e situatës politike. Pyetja e dytë ka të bëjë në lidhje me ngjarjen e Himarës. Cili është qëndrimi i PS për ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë?

Qëndrimi i PS lidhur me këtë çështje është publik, s’kam asgjë për të shtuar lidhur me këtë. Pa as më të voglin dyshim edhe në këtë rast si në çdo rast tjetër, ne i qëndrojmë parimit të besnikërisë ndaj të vërtetës, përpara sesa parimit të besnikërisë ndaj partisë. Dua të them me këtë që ne nuk politizojmë dhe nuk abuzojmë me asnjë çështje ku e vërteta është gjëja më e rëndësishme dhe ku pa dalë e vërteta çdo gjë tjetër nuk është gjë tjetër veçse tym që pengon nxjerrjen e së vërtetës qetësisht. Të gjithë atyre të cilët guxojnë ta tregojnë PS si të pavendosur në trajtimin e çështjeve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here