Home Sport Leonardo merr drejtimin e Brazilit

Leonardo merr drejtimin e Brazilit

671
0

Leonardo zgjidhet në krye të pankinës së kombëtares së Brazilit pas shkarkimit të Dunga-s, i cili u eleminua nga Holanda në cerekfinalen e Kupës së Botës.

Të gjitha mediat vendase bëjnë me dije se ish tekniku i Milanit ka fituar në balotazhin me Felipe Scolarin, i cili do qëndrojë tek klubi i Palmeiras.

Pritet vetëm zyrtarizimi por gjithcka ka marrë rrugë dhe Leonardo pritet të marrë shumë shpejt drejtimin e Selecao-s për të nisur fillimisht me Kupën e Amerikës dhe më pas për të ndertuar skuadrën e botërorit që do zhvillohet pikërisht në Brazil.

Pato dhe Thiago Silva, lojtarë që ai i ka drejtuar edhe tek Milani, duket se janë emrat më të sigurt në formacionin e Brazilit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here