Home Aktualitet Felaj: Trafik droge me avionë nga Gjadri në vitet 2012-2013

Felaj: Trafik droge me avionë nga Gjadri në vitet 2012-2013

565
0

ermonel felajTë gjitha informacionet e klasifikuara të vëna në dispozicion të komisionit hetimor për drogën, faktojnë “njëzëri” se asnjë avion nuk është ulur në aerodromin e Gjadrit gjatë kohës kur mazhoranca aktuale mori pushtetin e deri më sot, duke rrëzuar kështu cdo akuzë të opozitës së qeveria po shfrytëzon Forcat e Armatosura për këtë trafik. Por këtë radhë “shigjeta” e akuzave është kthyer nga vetë PD. Trafiku i drogës me avionë ka ekzistuar në kohën e pushtetit të tyre, në vitin 2012.

Faktet vijnë të dokumentuara nga Komisioni i ngritur më 9 Maj të këtij viti pas akuzave të vazhdueshme të opozitës, i cili prezantoi dhe miratoi me 5 votat e mazhorancës raportin përfundimtar, material i cili do t’i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

Dëshmitë e sjella në Tetor të 2013 nga një-ish nënoficer me iniciale S.Gj. faktojnë se trafiku i drogës me avionë ka ndodhur në aerodromin e Gjadrit nga Tetori 2012 deri në shkurt 2013. Për këtë dëshmi është vënë në dijeni edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili nuk ka marrë asnjë masë.

Sipas kryetares së këtij komisioni, Ermonela Felaj, tjetër fakt që dëshmon këtë veprimtari kriminale nga ish-qeveria Berisha, është fshirja e shënimeve nga librat e shërbimit të Truprojës dhe duke u mbyllur gojën dëshmitarëve okularë.

Sipas kryetares së Komisionit, trafiku i drogës me avionë ka filluar të lulëzojë me bashkëpunim aktiv ose jo aktiv të institucioneve më të larta të FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes në qeverinë e kaluar. Felaj dha disa fakte të cilat sipas saj provojnë se trafiku i drogës është realizuar me ndihmën të qeverisë së kaluar, duke ulur me qëllim uljen e sigurisë në aerodromin e Gjadrit dhe krijimin e një mundësi për zhvillimin e trafikut të drogës.

Së dyti, sipas saj, nuk është dhënë alarmi nga autoritetet që avionë private fluturojnë pa leje. E njëj tjetër fakt që ka favorizuar këtë trafik, është edhe fshirja e të dhënave nga shërbimi ushtarak në Gjadër.

Felaj tha se pas dëshmive që kanë dhënë persona që e kanë parë me sytë e tyre trafikun e drogës me avion nga ky aerodrom, i është mbyllur goja dëshmitarëve duke i transferuar vnë vende të tjera pune.

Raporti u publikua pas shqyrtimit të dokumenteve të marra nga Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, SHISH, Drejtoria e Përgjisthme e Policisë, Doganat, Albcontrol, Autoriteti Civil, Drejtoria e Doganave etj.

Më herët mbledhja është zhvilluar me dyer te mbyllura vetëm me praninë e mazhorancës për shkak të informacionit të klasifikuar. Felaj ka pohuar se opozita nuk bëhej dot pjesë, pasi përveç deputetit Aban Zeneli asnjë tjetër nuk është i pajisur me certifikatë sigurie. Gjithsesi, opozita, e cila nuk ishte në mbledhje, e argumentoi bojkotin e saj duke deklaruar se ky komision është inekzistent.

“U ZHDUKEN ULJE-NGRITJET E AVIONEVE NE GJADER”
E një element që sipas këtij raporti, dëshmon veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të drogës që kryehej në Gjadër, sipas Felajt, është zhdukja e të gjitha të dhënave të uljeve dhe ngritjeve të avionëve në Gjadër për më shumë se dy muaj gjatë vitit 2012 dhe për disa ditë rresht në fillim të vitit 2013.

“Sipas shkresave të Komandës së Forcës Ajrore, drejtuar përkatësisht Ministrit të Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Jeronim Bazo, bëhet me dije se në Qendrën e Materialeve të tepërta të Forcave të Armatosura Gjader, në dokumentacionin e Shërbimit të Komandatit të Truprojës, mungojnë të dhënat e shërbimit për periudhat kohore 05.07.2012-28.09.2012 dhe 05.02.2013 -10.02.2013, nuk është mbajtur asnjë shënim ose më saktë janë zhdukur të gjitha shënimet, për të gjitha hyrjet, daljet , lëvizjet e trupave, mjeteve, ulje-ngritjet e avioneve, të ndodhura në Gjadër”, thuhet në raport.

Sipas Felajt, zhdukja në mënyrë të dukshme dhe të qëllimshme e gjithë dokumentacionit të shërbimit për një kohë të gjatë, ngre dyshimin e arsyeshëm dhe të bazuar, se në aerodromin e Gjadrit po zhvillohej një veprimtari e paligjshme.

“ULEN QELLIMISHT SIGURINE NE GJADER, PER TE FAVORIZUAR TRAFIKANTET”
Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka sqaruar se Aerodromi Rezerve, Qendra e Materialeve të Tepërta të FA dhe stacioni meteorologjik Gjadër/ Lezhë është në planin e përhapjes, por ka si personel të angazhuar në këtë strukturë vetëm stacionin meteorologjik.

“Ka qenë pikërisht kjo amulli e krijuar në strukturën e Ruajtjes dhe Sigurisë së aerodromit të Gjadrit pas përfshirjes së tij në planin e përhapjes, ajo që mesa duket ka sjellë dhe abuzimin me detyrat nga ana e personelit në fjalë”- tha Felaj duke theksuar më pas se “Gjashtëmujori i dytë i vitit 2012 përkon jo rastësisht dhe me periudhën kur në mënyrë të përsëritur janë parë avionë që ngarkoheshin me drogë, ndërkohë që ishte ulur qëllimisht në mënyrë drastike numri i personelit ushtarak që bënte shërbim në Gjadër dhe që me siguri do mund të ishte dëshmitar i asaj veprimtarie të paligjshme.

“JANE ZHDUKUR TE DHENAT NGA SHENIMET PER ULJE-NGRITJET E AVIONEVE NE GJADER”
“Në dokumentacion mungojnë të dhënat gjatë viti 2012 dhe në fillim të vitit 2013 nuk është mbajtur asnjë shënim.”- tha Felaj duke shtuar se “Zhdukja e të gjitha shënimeve për disa muaj rresht në librin e shërbimit të kësaj baze, tregon qartë dhe pa asnjë mëdyshje për një veprimtari të paligjshme të kryer në atë aerodrom ushtarak për periudhën 2012-fillimi 2013. “

“2009-2012 NJE AVION FLUTURONTE PA RAPORTUAR TE ALBCONTROL”
Në vitin 2009 janë importuar 2 avionë sportivë privatë , njëri prej të cilëve sipas Felajt ka fluturuar pa dhënë plan fluturimi te AlbControll. “Fakti që në bazën e të dhënave në AlbControl mungojnë të dhënat për këtë avion, do të thotë që ky avion nuk ka dërguar asnjëherë plan fluturimi tek AlbControl, autoriteti i cili orienton lundrimin ajror.”-tha Felaj.

“NE QEVERISJEN E KALUAR 70 FLUTURIME PER MUAJ, SOT VETEM 7”
Nga raporti i Komisionit Hetimor ka dalë se gjatë qeverisjes së kaluar ka pasur një numër të madh të lejeve të dhëna për fluturime private. Numri më i lartë lejeve të dhëna për këta avionë ka qenë në vitin 2009 kur janë dhënë 846 leje, për vitin 2010 janë dhënë 798 leje, për vitin 2011 janë dhënë 706 leje, për vitin 2012 janë dhënë 744 leje, në vitin 2013 janë dhenë 650 leje. Ndërsa vetëm në periudhën 18-nëntor 2013 –prill 2014 numri i fluturimeve me kërkesë private, ka qenë vetëm 36.

“Nga një llogari e thjeshtë rezultojnë 7 fluturime privatë në muaj, një mesatare deri në 10 herë më të vogël se ajo e shënuar në gjithë periudhën paraardhëse duke filluar nga viti 2009 e deri më sot.”-tha Felaj.

BERISHA VIJON TE MBROJE KETE VEPRIMTARI TE KUNDRALIGJSHME”
“Kjo veprimtari e kundërligjshme vijon të mbrohet personalisht nga ish kreu i Qeverisë Sali Berisha që në një postim në Facebook, mbron haptazi një ish funksionar të lartë të forcave ajrore, S.Ç, i larguar nga detyra që mbante pikërisht për dyshime që lidhen me fluturime brenda dhe jashtë hapësirës ajrore me një avion që mund të fluturonte në mënyrë të pakontrolluar. Për më tepër S.Ç, është pyetur nga Policia ushtarake dhe nuk ka pohuar në asnjë rresht të deklarimeve të tij, pretendimet halucinante me avionë renegatë, që përshkruan ish-kryeministri.”-tha Felaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here