Home Sociale “Tirana, 2 vjet zgjuar”. Veliaj: Pune te reja cdo dite

“Tirana, 2 vjet zgjuar”. Veliaj: Pune te reja cdo dite

639
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi sot punët bashkisë përgjatë dy viteve qeverisje.

Nga sheshi i Ali Demit, nën sloganin “Tirana 2 vjet zgjuar” , Veliaj siguroi vijimësinë e punimeve në çdo ditë të vitit, për të gjitha njësitë e kryeqytetit.

Ai solli në vëmendje punët e bashkisë që sipas tij nisën me fëmijët pra me çerdhet, ku nënvizoi asnjë kryetar bashkie nuk mund të toleronte që fëmijët të qëndronin në kushte më të këqija se në burgjet si lagështia, myku etj.

Veliaj nuk la pa përmendur dhe disa emra nga listat e PD-së, ku përmendi Halim Kosovën si humbës i Tiranës, Grida Dumën si humbëse e Durrësit.

“Mendojnë se ka ende budallenj në Tiranë që do të votojnë një ekip humbësish kur ne jemi duke punuar përditë, në asnjë mënyrë. Asnjë kthim mbrapa në Tiranë. Humbësi i bashkisë sot sjell dhe kandidatin tjetër që humbi. Ishte burrë shumë i mirë, por e rrrafëm me 50 mijë vota. Marrin dhe Gridën që refuzoi Durrësi. Në asnjë mënyrë. Është shakaja më e poshtër që mund ti bësh këtij qyteti. Kjo ishte republika e re 90 ditë në çadër për ti thënë Tiranës nuk e duam punën, duam gjumin dhe kjo është oferta jonë, oferta e humbësve”, tha ai.

Më tej, kryetari i bashkisë shprehu angazhimin e tij për të investuar më tej për kryeqytetin, duke mos bërë dallime partish pasi sipas tij punët janë të prekshme edhe për socialistët edhe për demokratët.

“Nuk kanë rëndësi nëse janë socialistë apo demokratë sepse unë besoj se ne i kemi respektuar njësoj. Di t’ju them një gjë, kjo pema kur rritet i bën hije njësoj edhe socialistëve edhe demokratëve. Ndaj u themi demokratëve që në këtë votime të zgjedhin shërbëtorë, jo sundimtarë”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here