Home Sociale “Autostrada e Paqes”, Ministri serb vizite ne Tirane

“Autostrada e Paqes”, Ministri serb vizite ne Tirane

1958
0

Rruga e Kombit mund të marrë një emër të ri nëse realizohet projekti i korridorit Durrës-Prishtinë- Nish. Autostrada e Paqes e quajti ministri serb për ekonominë në forumin e Dhomës së përbashkët të tregtisë Shqiperi-Serbi.

“Projekti i ndërtimit të autostradës së Nishit do të rrisë bashkëpunimin. Serbia ka bërë hapa para dhe qeveria ka në fokus përmirësimin e gjendjes. Autostrada e Paqes do të krijojë më shumë mundësi për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve”, tha Goran Knezevic, ministri serb i Ekonomisë.

“Është e qartë se besimi i të gjitha palëve është forcuar ndjeshëm vitet e fundit, por gjithashtu ne besojmë se ka akoma rrugë të reja për të eksploruar dhe mundësi për të rritur bashkëpunimin”, u shpreh Sonila Qato, ministre shteti për Sipërmarrjen.

Përmes infrastrukturës së përbashkët Bashkimi Evropian synon të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, duke nxitur kështu dhe dialogun politik. Dhe pikërisht fondet janë dhënë për projekte të përbashkëta. Korridori rrugor Durres-Nish për pjesën shqiptare e pothuajse e përfunduar me ndërtimin e rrugës së Kombit, ndërkohë që edhe në Kosovë rruga është ndërtuar pjesërisht, ndërsa për Serbinë janë dhënë financimet nga BE. Lidhja e portit të Durrësit me zonën industriale të Nishit në Serbi do rrisë shkëmbimet tregtare në gjithë rajonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here