Niki Delijorgji, bukuroshja e globit për vitin 2012, në një intervistë për “Vizioni i Pasdites” ka thënë se dëshiron që kurorën e “Miss Globe” ta mbajë përgjithmonë ajo. Gjatë bisedës në studio, Niki është shprehur se nuk po e pret fare me dëshirë edicionin e sivjetshëm të “Miss”-it… “Dalëngadalë po më ikin të gjitha kurorat”, është shprehur adoleshentja bukuroshe, e cila ka treguar sakaq se pjesëmarrja në konkurset e bukurisë “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe” i ka hapur dyert në industrinë e modës shqiptare, që ndonëse e vakët, ka hapësira për të rinjtë e talentuar. Delijorgji ka thënë gjithashtu se dëshiron që në një të ardhme të ndërtojë një karrierë ndërkombëtare me punën si modele.
[portfolio_slideshow id=10838]